E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza italiane leterporosi per drogen e Prudentinos

07/10/2010Krimet e Renda do marrin material shtese nga koleget ne Lece

TIRANE- Prokuroria e Leces pritet te dergoje nje leterporosi ne adrese te Prokurorise se Pergjithshme ku vec kerkeses per ekstradimin e bosit te Sacra Corona Unita Albino Prudentino bashkelidhur do jete edhe nje material shtese lidhur me dyshimet se italiani kryente nga Shqiperia ne Itali trafikun e lendeve narkotike. Lajmi behet i ditur nga burime prane organit te akuzes te cilat thane per gazeten Metropol se Prokuroria e Leces ka arrestuar disa korriere qe transportonin droge per llogari te organizates Sacra Corona Unita dhe se personat e arrestuar kishin mundur te depertonin ne kontrollet shqiptare dhe greke e me pas te futen ne territorin italian ku jane kapur nga agjentet e antimafies ne Lece. Nisur nga keto dyshime Prokuroria e Vlores dhe ajo e Krimeve te Renda kane filluar hetimet kryesisht per te zbardhur trafikun e droges. Nderkohe shume shpejt hetuesve do i shtohet edhe informacionet e mbledhura nga autoritet italiane per dyshimet se Albino Prudentino ka kryer trafik te lendeve narkotike nga Shqiperia ne drejtim te Italise. Hetuesit shprehen se Sacra Corona Unita eshte nje organizate mafioze qe fitimet me te medha te saj i ka nga te ardhurat e shitjes se heroines dhe prostitucionit por duke qene se anetaret e kesaj organizate veprojne ne disa shtete te Ballkanit dhe Evropes ekzistojne dyshime te arsyeshme se njeri prej ketyre anetareve Albino Prudentino ka vene ne zbatim planet e organizates per te trafikuar droge drejt Italise. Aktualisht keto dyshime ende sjane provuar me fakte konkrete por pritet qe ne ditet ne vazhdim Prokuroria e Vlores dhe ajo e Krimeve te Renda te intensifikojne hetimet ne kete drejtim. Hetuesit presin marrjen e tabulateve te 10 numrave celulare te Albino Prudentinos nga te cilat do zbardhin thirrjet telefonike te kryera gjate kesaj kohe mes Prudentinos dhe bashkepunetoreve te tij. Nderkohe qe per sa i perket hetimeve te nisura per bllokimin e pasurise hetuesit e Prokurorise sqarojne se aktualisht po vihen nen sekuestron preventive vetem aktiviteti financiar i mafiozit dhe jo objektet ku shtrihet ky aktivitet pasi sipas tyre ato rezultojne ne pronare te tjere dhe se jane leshuar prej tyre me qira. Lidhur me kete dje hetuesit kane zbarkuar ne disa biznese te tjera te Prudentinos por qe realisht nuk kane sekuestruar shume materiale pasi sipas burimeve objektet ishin te boshatisura. Prokuroret kane sekuestruar vetem dokumentacionin e ketyre bizneseve dhe me pas jane larguar duke shpresuar ne verifikimin e llogarive bankare qe mund te gjejne ne emer te Albino Prudentinos dhe djalit te tij Angelo ne bankat shqiptare. Me gjithe dyshimet se parate e bankave mund te jene terhequr ne kohe Prokuroria tashme eshte duke pritur pergjigjen nga sistemi bankar per keto llogari.

Specialitetet e Sacra Corona Unita

SCU u formua ne fundin e viteve 1970 nga bosi i Kamorras Rafaele Kutolo i cili e zhvendosi ne Pulia aktivitetin. Per trafikun e droges bashkepunon ngushtesisht me mafien ruse e shqiptare kartelet kolumbiane te droges Triaden kineze dhe Jakuzen japoneze. Riti i betimit eshte themelor per 50 klanet me 2000 anetare te Sacra Corona Unita te specializuar ne trafik droge armesh e njerezish dhe kontrabande cigaresh. Pas viteve 1990 gjeti nje treg te sigurt ne Shqiperi Serbi dhe Kroaci.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›