E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur armët tona i shkatërrojnë ato të alienëve

Nëse shohim filmat e fundit shkencoro-fantastikë që janë bërë për dekada me radhë, mund të themi edhe ndoshta arsyen se pse jashtëtokësorët nuk mundën ta pushtojnë tokën, sepse armët e njerëzve janë më të forta.

Filmi “Battleship” është i bazuar në lojën mjaft popullore të betejave në det.

Një flotë ndërkombëtare në mision trajnimi, zbulon disa qenie jashtëtokësore që kanë si qëllim shfarosjen e jetës mbi tokë.

Lufta do të përhapet kudo, në oqean, ajër dhe tokë, por shpresa e vetme e njerëzimit mund të jenë disa anije luftarake të bllokuara pas një mburoje të ngritur nga jashtëtokësorët.

E vetmja vërejtje që iu është bërë prodhuesve të “Battleshipit”, është kakofonia e efekteve speciale dhe frymëzimi nga gjërat ekstravagante që i kemi parë edhe te loja e të rinjve, e cila luhet me një laps dhe një letër grafike, e që e bën atë të dallohet nga filmat e vjetër.

Mund të themi se regjisori është frymëzuar më shumë se duhet nga kjo lojë.

Ndryshe, “Battleship” është projekti i fundit filmik i prodhuar nga kompania Hasbro e lojërave dhe ka për tregim pikërisht këtë lojë, është familjare dhe lehtë mund të konsumohet nga njerëzit të cilët e kanë pasur këtë lojë si ushqim shpirtëror.

Këtu duhet të rikujtojmë edhe filmat e njohur si “Independence Day,” “Armageddon,” “War of the Worlds” dhe të ndërlidhim hapësirën e tyre kohore për të parë se janë filma që pasojnë njëri-tjetrin. Natyrisht ky kurs nuk do të thotë që mos të kemi filma të këtij zhanri edhe në të ardhmen.

Flota ushtarake e Shteteve të Bashkuara është duke bërë një ushtrim trajnimi bashkë me aleatët në Hawaj, kur disa vizitorë të padëshirueshëm vijnë me një anije kozmike gjigante dhe aterojnë në oqean. Armët e flotës fatkeqësisht janë joadekuate për të kryer një detyrë - mbrojtën kundër pushtuesve jashtëtokësorë.

Por, edhe këtu, Zoti ndihmon. Një oficer i ri që di të thyejë edhe rregullat ushtarake (Taylor Kitsch) dhe vajza e një admirali (Brooklyn Decker) dhe disa heronj të tjerë pas tyre, bëjnë punë të madhe për të gjetur rrugën tjetër, për t’u bërë të padukshëm dhe të pushtojnë anijen e armikut. Madje, edhe Rihanna luan një rol të një oficereje të parëndësishme, e cila bart armë të mëdha, por ndihmon shumë duke luajtur kështu një rol ndihmës për ushtrinë.

Të gjithë ata që e kanë parë këtë film, me regji të Peter Bergut, nuk kanë pyetur kurrë për mangësitë e skenarit, finesat e tij dhe aktrimin, por paksa kjo anë tingëllon më mirë e organizuar së në filmat e tjerë të këtij zhanri. Pra, dukshëm më mirë.

Shumica e roleve të tjera janë të nënluajtura.

Në djall të shkojë ideja se shumë njerëz shkojnë për të bërë një skenar që sillet rreth klisheve mashtruese, sepse aktorët kryesorë duhet të jenë mashtrues për të fituar.

Z. Kitsch është shumë i butë për t’u kujtuar, një përshkrim karakter që e bën mirë Liam Neeson që nuk është një admiral i guximshëm që të përballet me kolegët e tij dhe kështu ta shëmtojë botën nga shkatërrimi.

Në film kemi edhe aktorin Jesse Plemons, që më parë është i njohur në serialin “Friday Night Lights”, e që në këtë film luan rolin e injorantit.

Nëse huazojmë tregime dhe konstruktojmë karaktere, atëherë kjo nuk është e mjaftueshme, sepse në film po ashtu mund të dështojmë, sepse kështu mund të lëndojmë me qindra dhe mijëra veteranë të luftës që sot bien heroikisht me qëllim që bota të jetojë e lirë. Aq më pak që kjo shihet në luftërat e fundit që zhvillohen sot.

Para së gjithash, këtu ndërtohet një tregim mbi një përrallë shkencoro – fiktive.

Nëse e mendoni që është absurde kjo, atëherë mos e shikoni filmin. Mirëpo, më parë mendoni se në këtë rast edhe do të kënaqeni me filmin që e keni parë.

Në fund, çfarë ka të bëjë kjo me lojën “Battleship”? E kujtojmë këtë lojë; është një garë që të fundosni apo të fundoseni me anije në një rrjet së pari të luajtur në letër, pastaj në lojë aparati dhe krejt së fundi edhe në televizion.

Shumica e këtij filmi nuk përputhet me garën e lojës, por eventualisht është gjetur një rrugë interesante që në këtë rast të luftohen alienët, ku njerëzit duhet të shkatërrojnë anijet e tyre. Është një film interesant që ka gjeneruar të ardhura të mira në këtë fillimvit, miliona dollarë - pa dyshim. Ai do të shfaqet në DigiGold për shtatë ditë të plota dhe sugjerimi ynë është: Mos e humbisni spektaklin që do ta keni para vetes dhe shikojeni atë.

-------------

Battleship

Regjia: Peter Berg; skenari: Jon Hoeber dhe Erich Hoeber, bazuar në lojën Hasbro’s Battleship; drejtor i fotografisë: Tobias Schliessler; montazha: Colby Parker Jr., Billy Rich dhe Paul Rubell; muzika: Steve Jablonsky; Dizajner: Neil Spisak; Kostumet: Louise Mingenbach; producentë: Brian Goldner, Scott Stuber, Mr. Berg, Sarah Aubrey, Duncan Henderson dhe Bennett Schneir; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 11 minuta.

Aktorë: Taylor Kitsch (Hopper), Alexander Skarsgard (Stone), Rihanna (Raikes), Brooklyn Decker (Sam), Tadanobu Asano (Nagata), Gregory D. Gadson (Mick), Hamish Linklater (Cal Zapata), Jesse Plemons (Jimmy “Ordy” Ord) dhe Liam Neeson (Admiral Shane).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›