13 të vrarë pas një shpërthimi në Pakistan

Një shpërthim i fuqishëm i një makine bombë jashtë zyrave të pleqnarëve fisnorë pro-qeveritarë në veriperëndim të Pakistanit ka lënë të vrarë të paktën 13 njerëz.
Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 30 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në qytetin Darra Adam Khel, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.
Militantët talebanë pakistanezë më parë kanë organizuar sulme të tilla në rajonet fisnore, për të ndëshkuar pleqnarët të cilët po i mbështesin forcat e sigurisë.