E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga doganierit per nje thes sheqer, arrestohet dhe shoferi

Malesi e Madhe - Nje doganier, si dhe drejtuesi i nje makine, qe transportonte 70 kg sheqer dhe mallra te tjera, ka rene ne pranga per disa akuza. Policia ka bere te ditur se, jane arrestuar Fatmir Curri, doganier ne Hanin e Hotit, ne Malesi te Madhe, si dhe Selim Dibra, drejtuesi i makines, ne te cilen ishte malli i pa deklaruar ne dogane. Sipas burimeve, Curri ka lejuar te kalonte nje automjet pa u zhdoganuar ne dogane dhe ka perfunduar ne pranga. Operacioni eshte bere nga krimi ekonomik ne Shkoder, ne bashkepunim me Policine e Shtetit. Fatmir Curri, 41 vjec, doganier ne doganen e Hanit te Hotit, eshte ndaluar me akuzen e "shperdorimit te detyres". I ndaluari tjeter eshte drejtuesi i automjetit, Selim Dibra, 58 vjec. Sipas policise, Curri ka lejuar te kaloje nje automjet, tip "Benz 240", me targa SH 8849 D, i ngarkuar me 99 kg pluhur lares dhe 70 kg sheqer, pa paguar detyrimet perkatese. Sipas policise, u arrestua edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Selim Dibra, 58 vjec, lindur e banues ne qytetin e Shkodres, i cili ka kaluar kontrabande ne Doganen e Hanit te Hotit mallrat pa paguar detyrimet doganore. Materialet ne ngarkim te shtetasit Fatmir Curri i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe per Selim Dibran, per vepren penale te "kontrabandes me mallra te tjere". Hetimet per te arrestuarin jane zhvilluar nga Policia e Shkodres, pas disa informacioneve qe doganieri kalonte mallin, pa e zhdoganuar. Dosja ne ngarkim te dy personave te arrestuar i ka kaluar prokurorise se qytetit verior, e cila do te kerkoje dhe masen ne gjykate per te ndaluarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›