E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Kokaina" Kociu fiton 6 muaj amnisti

Pas kaq kohesh "lufte" per ulje denimi, Sokol Kociu, ish-oficeri i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme, nje nga anetaret e dosjes "Kokaina", ka fituar dje 6 muaj amnisti. Kjo eshte nje nga shume kerkesat qe i pandehuri ka depozituar ne Gjykaten e Tiranes koheve te fundit. Dje, gjykata ka vendosur t'i amnistoje Kociut vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve". Kociu eshte denuar nga Gjykata e Tirane per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike" me 15 vjet heqje lirie ne vitin 2003. Pas amnistimit te vepres penale, Kociut i mbeten edhe 2 vjet heqje lirie per te shlyer, nga vendimi i dhene. Pak kohe me pare, Kociu ka depozituar ne gjykate kerkesen e uljes se denimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›