E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Mjeket abuzues para ligjit dhe drejtesise

Ministri i Shendetesise ka reaguar per denoncimet e koheve te fundit te pacienteve ndaj mjekeve. Ndoka ka deklaruar se mbeshtet cdolloj hetimi dhe mase ligjore kunder atyre mjekeve qe abuzojne me profesionin. "Rastet e denoncimit per abuzime te mjekeve rriten cdo dite e me shume dhe ju rikujtoj se profesioni i mjekut eshte human, ndaj, si minister, jam i vendosur te mbeshtes hetime dhe masa ligjore kunder cdo punonjesi dhe mjeku qe abuzon me profesionin dhe ligjin. Bluzat e bardha nuk mbrohen vetem se quhen te tilla, por ato duhet te jene te tilla", ka theksuar ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Ne nje takim me drejtuesit e spitaleve te vendit, ministri Ndoka ka kerkuar qe shendetesia te lihet jashte debateve politike, duke paralajmeruar edhe pushime nga puna ne raste te tilla. "Shendetesia dhe sistemi shendetesor po behen gjithnje e me shume tema me e nxehte e politikes dhe e publikut. Partite politike organizojne konferenca shtypi dhe kuvendime per shendetesine, fatkeqesisht duke e perdorur ate si mjet te luftes politike", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri Ndoka. Ky i fundit ka deklaruar se do te merren masa administrative dhe do te ndiqen penalisht te gjithe mjeket qe do te perfshihen ne afera korruptive. Sipas Ndokes, mjeket po emerohen ne baze te preferencave te njerit apo tjetrit drejtor, duke anashkaluar cdo pergatitje profesionale. Ndoka ka pranuar mungesat e medikamenteve ne spitale, por e ka justifikuar kete me keq menaxhimin e fondeve te pakta qe buxheti i shtetit jep per shendetesine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›