E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur deshton shteti dhe shoqeria

Nga CRCA - Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve
Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve mesoi me hidherim per vrasjen tragjike te znj. Margarita Leklucaj, nga bashkeshorti i saj, ne sy te dy femijeve te mitur 6 dhe 3 vjec. Kjo eshte nje ngjarje makabre qe duhet te na beje te gjitheve te mendojme seriozisht se sa pak vlere ka sot ne vendin tone jeta e njeriut. CRCA i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes dhe mendon me trishtim per fatin e dy femijeve te mitur te cilet do te duan tashme nje trajtim te vecante dhe profesional per te kapercyer ne menyre te shendetshme traumen qe do t’i shoqeroje, per fat te keq, gjate gjithe jetes se tyre. Cifti Rrok dhe Margarita Leklucaj kishin kohe qe perjetonin mosmarreveshje mes tyre. Ata sapo ishin kthyer ne shtepi nga Tirana ku per tre ore kishin qendruar te shoqeruar ne komisariatin numer nje. Arsyeja ishte se viktima kishte paditur bashkeshortin e saj dhe policia i kishte shoqeruar qe te dy. Pasi eshte marre ne pyetje nga policia, cifti i cili kishte pasur nje konflikt te vjeter eshte lene i lire me justifikimin se jane pajtuar. Vellai i autorit te ngjarjes i ka shoqeruar ata ne banesen e tyre, por me pare kishte paralajmeruar policine per faktin se te dy bashkeshortet kishin nevoje per nje mjek per shkak te gjendjes se renduar psikologjike, por policia i ka lene te lire. Eshte e trishtueshme te konstatosh se sa pak te trajnuar jane efektivat e policise per te trajtuar ceshtje te tilla. Me dhimbje konstatojme se ngjarje te tilla ndodhin pikerisht kur policia nuk reagon dhe nuk eshte e trajnuar. Si mundet qe me ato mosmarreveshje qe kishin me njeri-tjetrin polica te vendoste qe viktima te rikthehej ne shtepi? Ja cfare ndodh kur sherbimet sociale dhe strehezat mungojne ne vend! Ky eshte nje deshtim i te gjithe shtetit dhe shoqerise civile ne Shqiperi. Kujtojme se ne daten 26 korrik Republika e Shqiperise do te raportoje ne Nju Jork ne lidhje me masat qe ka ndermarre ne kuader te Konventes per Eliminimin e cdo forme te Diskriminimit te Grave dhe Vajzave (CEDAW). Shoqeria civile ka pergatitur nje Raport Hije ku nder te tjera theksohet se nje prej problemeve me te medha per to mbetet ende dhuna. Shume prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojne dhunen brenda familjes si nje ceshtje private per te cilen nuk kerkojne ndihme nga autoritetet dhe u duket shume e veshtire qe per zgjidhjen e ketij problemi te perfshijne strukturat e policise, ndonese shoqeria civile ka hartuar dhe ka lobuar per miratimin e Ligjit kunder Dhunes ne Familje. Edhe Amnesty International raportin e fundit te saj per Shqiperine ia kushton domosdoshmerise se zbatimit te Ligjit Kunder Dhunes ne Familje, por mesa duket do te na duhet te jemi me dhimbje deshmitare te ngjarjeve makabre te tilla ende edhe per shume kohe, derisa te gjithe te kuptojme se ka ardhur koha te veprojme e t’i themi ndal dhunes ne familje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›