"Kush na i shlyen vitet tona pas hekurave"
Fjoralba Shahaj
Shume prej tyre qe ende jetojne e marrin fryme, nuk i kane harruar akoma vuajtjet dhe torturat qe kane hequr mbi shpine neper burgjet e vendit ne kohen e diktatures. Edhe dje, ne Muzeun Historik Kombetar, ata e pane edhe nje here veten pas hekurave, kesaj radhe te improvizuar, me rastin e 20 Shkurtit, dite kur plot 18 vjet me pare eshte rrezuar monumenti i diktatorit Enver Hoxha ne qender te Tiranes. Me kete rast, e mbeshtetur nga qeveria, ne bashkepunim me Arkivin Qendror te Shtetit, Arkivin e Ministrise se Brendshme, si dhe nga shume institucione te tjera, Ministria e Kultures, celi ne hollin e muzeut nje ekspozite qe kishte ne fokus deshmimin e terrorit gjate regjimit komunist ne Shqiperi. Vetem pak kohe me pare, permes nje nisme, qeveria vendosi te sanksionoje daten 20 shkurt si diten e nderimit te viktimave te regjimit komunist, regjim i cili ne vendin tone ka qene shume me i ashper se ne vendet e tjera te bllokut ish-komunist, perjashtuar ketu ish-Bashkimit Sovjetik. Ne ekspoziten qe ishte "veshur" ne menyre simbolike me te "zeza", perfshihej periudha qe nga viti 1944 kur filloi vrasja e shqiptareve, per te vazhduar me pas me vrasjen e klerikeve e deri ne vitin 1990. Gjenocidit te kesaj periudhe do t'i kushtohet nje pavijon i tere ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, qe do te jete deshmia e gjalle e vepres se diktatures dhe diktatorit. Foto pafund me njerez te percudnuar, te rrahur e te masakruar neper burgje, sende vetjake nga jeta neper qeli, pantallona te endura me fije floku etj., ishin nje panorame e percipte e asaj qe qindra pjesemarres munden te shihnin mesditen e djeshme. E megjithate sipas tyre, kaq nuk mjafton. Dhjetera te persekutuar dhe familjaret e atyre, fotot e te cileve vareshin ne erresiren e murit, falenderuan kete nisme, por theksuan se dhimbja e tyre nuk do te mund te shlyhet kurre, edhe pse liria kushton dhe shpeshhere kushton shtrenjte. "Mua me vrane lirine. Cfaredo qe te bejne, ajo kohe nuk do te mund te c'behet dot per mua dhe familjen time", deklaroi per "Koha Jone" Simon Mirakaj, drejtori i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike. Historia e tij e rralle e persekutimit ze fill qe ne djep, vetem kur ai kishte pak muaj qe kishte dale nga barku i nenes. Mirakaj kaloi femijerine dhe rinine neper burgje, pa e ditur se c'do te thoshte liria, duke mundur ta preke ate vetem ne qershor te vitit 1989. Gjithcka vetem sepse i ati ia kishte mbathur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo qe mund te thuhet sot, shume vite pas shkeljes ne hapesiren plurale, eshte se Shqiperia nuk ka ende nje evidence me persona te denuar per krimet makabre te kryera kryesisht per shkak te kundershtimit te vijes politike.
Simon Mirakaj, titullari i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike
"Me internuan qe 6 muajsh"
C'mund te na thoni per kete ekspozite?
(Me lote ne sy) "Kjo qe pame sot eshte vetem maja e ajsbergut te krimeve te komunizmit. Familja ime me te gjithe anetaret e saj ka kryer plot 950 vjet burg dhe perndjekje familjare.
Mund te na tregoni dicka rreth historise suaj?
Ne korrik te vitit 1945 une jam futur ne kampin famekeq te Tepelenes, isha vetem 6 muajsh. Jam rritur aty, aty kam kaluar femijerine e mandej edhe rinine. Jam liruar vetem ne 26 qershor te vitit 1989.
Per cfare jeni denuar dhe ke tjeter nga anetaret e familjes keni pasur neper burgje?
Familja ime me origjine nga Puka, eshte denuar mbi nje akuze politike, sepse im ate ia mbathi, duke kaluar kufirin, per te shkuar ne Amerike. Ne burgje une kam pasur nenen, e cila ka nderruar jete ne qeli, motren, vellane, dy nuset e xhaxhait me femijet e tyre, ndersa djalin e xhaxhait ma kane vrare dhe ende nuk e dime se ku i ka kockat.
Kur dolet nga burgu, a krijuat familje?
Po, ne vitin 1993 une jam martuar, ndersa ne vitin 1995 jam bere me djale. Fatmiresisht, ne vitin 2007 kam arritur te shkoj ne Amerike e te shoh varrin e babait tim. Tashme une jam edhe drejtues i Institutit te Integrimit te te Perndjekurve Politike, perfaqesues i atyre personave qe kane vuajtur padrejtesisht sikurse edhe une.
Cili eshte apeli juaj?
Apeli im eshte qe sot, ne shekullin e XXI, njerez qe kane sherbyer si leva per krimet e komunizmit jane te punesuar ne administraten e larte publike dhe ne sistemin gjyqesor.
Rubens Shima, drejtor i Galerise Kombetare te Arteve
"Hoqem emrat e viktimave per arsye etike"
Zoti Shima, ju keni ne kete ekspozite rolin e kuratorit. C'mund te na thoni per elementet qendrore te saj?
Po te kishim me shume kohe ne dispozicion, larmishmeria do te ishte me e madhe, natyrisht. Ne mundem te kompozojme elementet kryesore te kesaj ekspozite me ndihmen e Arkivit te Ministrise se Brendshme, Arkivit Qendror te Shtetit dhe ATSH-se.
Perse mbi disa foto nuk gjenden emrat e viktimave?
Ne perjashtuam emrat e viktimave qe ne rastet me te medha jane vrare ne kufi, ne harkun kohor te viteve 1989-1990. Kjo u be per arsye etike, sepse shume persona te afert dhe familjare te tyre nuk i kishin pare ende keto foto tronditese. Kemi gjetur te pakten mbi 500 evidenca te vrasjeve ne kufi.
Prefekti i Qarkut Shkoder, Mexhid Cungu
"E kam takuar gjithmone babane permes hekurave"
Cili nga te afermit tuaj ka vuajtur neper burgje zoti Cungu?
Im ate, Hamza Cungu, ka kryer plot 24 vjet burg politik, ne shumicen e burgjeve shqiptare. Ne femijerine time e kam takuar perhere tim ate permes hekurave, kjo eshte gjeja qe me ka mbetur ne mendje.
Babai juaj jeton me?
Jo, ai nuk ndodhet sot ketu, pasi ka nderruar jete dy vjet me pare.
Si e konsideroni kete iniciative?
Iniciativa e qeverise, se bashku me nismat legjislative me ligjin e Dosjeve, eshte per t'u pershendetur. Por une mendoj se u duhet bere thirrje te gjithe qytetareve dhe te gjithe atyre qe kane vuajtur ne familjet e tyre gjenocidin, te evidentojne personat qe i kane demtuar.
Naim Karaj: "Hetuesit qe denuan tim ate, punojne ne Kuvend"
Perse ishte denuar babai juaj dhe sa vite vuajti ai neper burgje?
Im ate, Ismail Karaj, eshte denuar me pese vjet burg per agjitacion dhe propagande. Para se ta denonin, ate e kane mbajtur plot 18 muaj ne hetuesine e Peshkopise, derisa e kane cuar me pas te vuante denimin ne burgun e Ballshit, ne keto qeli qe ne po shohim ne fotot e ekspozites.
Cfare kerkoni ju sot, shume vite me pas?
Une kerkoj qe personat qe mbajne pergjegjesi per kete arrestim te dalin para ligjit. Njeri prej tyre, te cilin ne e njohim shume mire, punon sot ne Kryesine e Kuvendit. Ai ka qene hetuesi qe e ka akuzuar. Edhe kusheririn tim, Zenel Shehun, e pushkatuan per te njejten akuze dhe sot atij nuk i dihet as varri.
Kur ka dale babai juaj nga burgu dhe a jeton ai?
Ismail Karaj ka dale nga burgu ne vitin 1981 dhe ka tashme mese dy vjet qe ai ka nderruar jete.