E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur heshtja hesht

Heshtja ndonjehere eshte nxitje ndonjehere maturi intelektuale dhe ndonjehere revolte. Kur heshtja hesht ndodh atehere kur gjesendi apo trupi fizik nuk zhvillohet normalisht drejt nje progresi te nevojshem duke hasur ne rezistence akute per ta ushtruar veprimin perkates andaj perfiton nje vullnet vakum qe eshte jashte cdo zhvillimi te mundshem natyror. Pra nxit revolte kundrejt cdo gjeje te hidhur. Paraqitja e saj ndodh atehere kur cdo lloj procesi natyror i cili nuk arrin te kembehet lirshem si pasoje e nje zhvillimi te nevojshem mbi planet dhe realitetin njerezor...


Nga Bujar Plloshtani


Heshtja ndonjehere eshte nxitje ndonjehere maturi intelektuale dhe ndonjehere revolte. Kur heshtja hesht ndodh atehere kur gjesendi apo trupi fizik nuk zhvillohet normalisht drejt nje progresi te nevojshem duke hasur ne rezistence akute per ta ushtruar veprimin perkates andaj perfiton nje vullnet vakum qe eshte jashte cdo zhvillimi te mundshem natyror. Pra nxit revolte kundrejt cdo gjeje te hidhur. Paraqitja e saj ndodh atehere kur cdo lloj procesi natyror i cili nuk arrin te kembehet lirshem si pasoje e nje zhvillimi te nevojshem mbi planet dhe realitetin njerezor... Mosrealizimi i ceshtjes apo fenomeneve te deshiruara nxit revolte ndersa revolta shtyn drejt heshtjes qe zbeh gjithcka duke te shtyre me mjete te dhunshme te heqesh dore nga planet vetjake. Plani i deshiruar ne qiell njeriu ne toke ky eshte ndryshimi qe sjell heshtjen ate qe te detyron te shmangesh nga gjithcka. Njeriu shpirteror kthehet drejt mureve te tij dhe humb cdo guxim sapere aude ndaj natyres fizike. Kjo heshtje godet ne dritherimat shpirterore duke tronditur forcen intuitive dhe dashurine shpirterore pasi vetem keshtu ambiciet per jete fatlume bien ne humbetire te zakonte dhe humb cdo shkelqim per vullnet te domosdoshem ndaj jetes. Dhe heshtja mbulon fjalet por jo dhe dritherimen shpirterore. Ka te beje me nje zhgenjim totalisht te forcuar qe rrenon muret e kesaj ekzistence te brishte. Ne marrezi te ketij nenqielli dashuria dhe liria te themi me nen fjale nuk na krijojne dot jete te persosur por mbeten me shume nje tendence drejt ketij rrugetimi transit tonin qe nderlikojne sistemin tone shpirteror kundrejt qellimeve dhe ideve tona vetjake. Brenda fjales dashuri mbase ne perjetojme sfilitjen apo vuajtjen brenda fjales liri mbase ne perjetojme shtypjen dhe fatin. Dhe heshtja mbulon fjalen dashurine ekzistencen zotin por jo dhe dritherimen e shpirtit. Kjo udhe pra kur heshtja hesht paraqet nxitimin e renies se lire nga qiejt e larget qe leshon copeza ciflash te vobekta poshte tokes se ftohte. shte e ndryshueshme ne vartesi te referimit te zotit qe perkon me forcat e tij hyjnore drejt njeriut per ta nxitur dhe me tej revoltes shperthyese...

Kur heshtja hesht ne totalisht pushojme se qenuri me vetveten ne vartesi me qenien e domosdoshme sepse ne kete ekzistence asgje nuk perkon me vullnetin e lire dhe deshiren tone per tiu perkushtuar ambicieve dhe interesit. Edhe pse heshtja e tille na mbulon si hije mbi horizont nje vetmi dritash siper qiellit ne kerkojme me zili ti shquajme te metat e nje syri dashakeq. Kjo heshtje na erreson qiejt per te mos vazhduar me tej. Me kot mbetet vetem nje tendence e zakonshme ku qellimi rrenohet ne hon. Kur heshtja hesht na godet dhe na pret tejpertej nga kjo gjendje e kapluar pesimiste por vecse nuk na gjunjezon teresisht. Sikur te heqesh dore nga gjithcka qe te fle ne zemer e te rikthehesh drejt gjithckaje te huaj ky eshte vullneti i kesaj heshtjeje qe te mberthen me cdo kusht per tu dorezuar. Shtrengon te gjithe sistemin inteligjent dhe e kthen permbys duke mos futur asnje monedhe te ndritshme. Kur heshtja hesht ndryshimi ndodhet midis revoltes dhe maturise. Te heqesh dore nga revolta per tu nenshtruar ndaj syrit dashakeqes ose te shqyrtosh lendet dhe levizjet fizike si pasoje e nje intelekti racional ku hedhin poshte cdo nxitje te se keqes qe me kohe per tu transformuar ne te miren e nevojshme...

Edhe trupi fizik i yni nese do te ndeshej me heshtjen do tia ngurtesonte jeten me cdo kusht por vecse nje dritherime shpirterore kapercen me te fshehtat shkalle te mendimit mbi heshtjen qe pezullon vetedijen tone te kthyer ne forme fizike. Edhe shpejtesia e kesaj revolte sado qe te ishte e madhe nuk do te arrinte te gjunjezonte nje shpirt dritherues qe kthen serish paqen dhe dashurine e realitetit njerezor. Kur heshtja hesht nxit revolten dhe mbase mund te vakumoje cdo proces fizik e shoqeror por jo dhe dritherimen shpirterore. Ligjet fizike te natyres sado teka henore te kene realisht nuk do te kene aftesi per te ndryshuar dritherimen shpirterore ne nxitje drejt revoltes sepse kjo dritherime shpirterore eshte force hyjnore qe tejkalon pertej cdo kohe e hapesire qiellore. Kjo do te thote qe heshtja ka nje pike ku mund te ndaloje te keqen e saj ndersa dritherima shpirterore nuk ka asnje pike dhe se zgjerohet pafundesisht ne menyre konstante sipas virtytit dhe ndergjegjes njerezore. Edhe zoti qe do te nxiste heshtjen vakuume ndaj njeriut nuk do te arrinte dot ta kthente permbys edhe dritherimen shpirterore te tij vetem ne nje rast kur shpirti humb dritherimen dhe magjine e tij frymezuese. Prandaj heshtja ka nje fund te hidhur ndersa dritherima shpirterore mund te tejkaloje gjithcka vetem atehere kur nuk humb magjine e saj frymezuese...


Shkrim i derguar nga autori

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›