Suficit apo deficit
Kosova sivjet rrezikohet nga deficiti buxhetor paralajmerojne zyrtare te Qeverise ne doreheqje ndersa njohesit e ceshtjeve ekonomike thone te kunderten. Sipas tyre buxheti do te perballet me suficit per shkak se ekzekutivi i vendit nuk ka realizuar projektet kapitale.
Zyrtare te Qeverise ne doreheqje terheqin verejtjen se Kosova sivjet mund te perballet me deficit buxhetor. Selim Thaci keshilltar ne Ministrine e Ekonomise dhe Financave thote se te hyrat e pergjithshme pritet te jene mbi 1 miliard e 100 milione euro perderisa shpenzimet sipas tij do ta kalojne shifren prej 1 miliard e 300 milione eurosh. Deficiti buxhetor per kete vit pritet te jete rreth 178 milione euro. Eumlshte nje deficit i cili ka qene i planifikuar edhe ne fillim te ketij viti. Por pavaresisht tij ne saje te mbeshtetjeve nga donatoret dhe bilancit te akumuluar bankar nga vitet e kaluara rezerva buxhetore ne fund te ketij viti do te jete ne nivelin 248 milione euro. Kjo rezerve eshte e planifikuar edhe ne marreveshjen e Fondit Monetar Nderkombetar. Pra gjithcka eshte ne harmoni me kete marreveshje - thote Thaci.
Ekspertet e ceshtjeve ekonomike thone se buxheti i Kosoves nuk do te perballet me deficit. Sipas Muhamet Sadikut edhe kete vit mund te kete suficit apo teprice te mjeteve te pashpenzuara financiare. Sadiku thote se kjo ndodh per shkak se Qeveria tashme ne doreheqje nuk i ka realizuar ne menyre efikase projektet kapitale.
Edhe kete vit buxheti i Kosoves do te perballet me problemin e suficitit. Vazhdon edhe paraqitja e mjeteve te pashpenzuara nga vitet e kaluara. Do te thote kemi bartje por kemi edhe suficit te krijuar gjate ketij viti sepse raporti nentemujor tregon se kemi ngecje te konsiderueshme ne realizimin e investimeve publike - thekson Sadiku.
Ne baze te raportit nentemujor te Ministrise se Ekonomise dhe Financave 58 per qind e planit te pergjithshem te buxhetit eshte shpenzuar per kete periudhe ndersa 45 per qind eshte shpenzuar per investime kapitale. Edhe Labeat Mustafa nga Instituti i Financave te Kosoves shpreh bindjen se buxheti i vendit kete vit do te perballet me suficit.
Ky suficit mund te jete per shkak te rritjes me te madhe te te ardhurave apo pranimeve ne krahasim me shpenzimet edhe pse me planifikimin e buxhetit te ketij viti shpenzimet kane qene te parapara te jene me te medha sesa te ardhurat - pohon Mustafa.
Nderkaq perfaqesuesit e organizatave joqeveritare ne Prishtine nuk i shqeteson shume fakti i suficitit apo deficitit buxhetor.
Ata shfaqin dyshime per keqperdorime te parase publike gjate kesaj periudhe pasi sipas tyre ka mbetur perqindje e madhe e buxhetit qe te shpenzohet ne tremujorin e fundit te vitit fiskal. Avni Zogiani udheheqes i organizates antikorrupsion Cohu thote se situata e krijuar politike vetem se e ka shtuar mundesine e keqperdorimeve te buxhetit.
Nuk besoj se do te kete suficit sepse kushdo qe e lexon Kornizen Afatmesme te Shpenzimeve kupton se Qeveria ka planifikuar qe gjithcka qe ka ta hedhe ne llogarine e kompanise qe eshte duke u marre me ndertimin e autostrades Merdar - Morine. Keshtu qe nuk besoj se do te kete suficit por do te kete deficit serioz ne disa vitet te ardhshme - shprehet Zogiani. Buxheti i Kosoves ka vite qe perballet me suficit. Nje gje e tille ka ndodhur edhe vitin e kaluar me nje teprice financiare rreth 160 milione euro. Fondi Monetar Nderkombetar disa here i ka terhequr verejtjen Qeverise se Kosoves per keqmenaxhim te parase publike.