E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalon ne kuvend me 71 vota pa opoziten ligji Per Artin dhe Kulturen

Tirane 18 nentor NOA - Kuvendi i Shqiperise ka kaluar me 71 vota pro ndersa opozita nuk mori pjese ne votim projektligjin per artin dhe Kulturen.

Ligji i ri parashikon qe buxheti te kaloje nga ministria ne Qendren Kombetare te Artit dhe Kultures e cila ka nje bord qe propozohet nga titullari i institucionit.

Pika e fundit e diskutimeve mbeti ankesa per financimin e projekteve dhe veprimtarive artistike kulturore.

Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve financon nga fondi buxhetor projekte artistike e kulturore me synim ruajtjen e trashegimise dhe vlerave kombetare ne funksion te politikave kulturore te pervitshme si festivale konkurse kombetare veprimtari jubilare promovime dhe botime kolonash.

Ne diskutimet e fundit ne komisionin e Edukimit dhe Medias deputetja Luiza Xhuvani theksoi se Projektligji nuk artikulon artet vizuale nuk reformon institucionet dhe ka nje globalizem te ekzagjeruar e vetmja risi eshte Teatri i Komedise ndersa Teatri Kombetar mbetet ne ate status te turpshem per vlerat qe perfaqeson.

Por si ministri Xhaferraj dhe deputete te mazhorances e artiste e quajne ligjin reformues sepse u jep mundesi subjekteve te private te konkurrojne.

mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›