E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimbat

18-11-2010 / Nga Eden Babani

Si qenie tokesore krimbat e dheut jane gjallesa kafshe te vogla me trup picigjati te squlleta pa krahe e pa kembe qe hiqen zvarre qe hapin vrima ne toke ku e kalojne pjesen me te madhe te jetes. Ti shohesh krimbat e dheut jane te neveritshem ne lakuriqesine e tyre rreqethese. Ndoshta per kete arsye natyra ose i Plotfuqishmi ua ka taksur banesen si varr. Varrosur per se gjalli varrosur per se vdekuri..
Eumlshte e njohur shprehja i zhveshur si nje krimb lakuriq per njerez te neveritshem qe te vjen krupe ti shohesh. Se per fat te keq ka edhe te tille sidomos ne kuptimin e figurshem te fjales. Madje me teper sesa si qenie te gjalla me cka u takon shkencetareve te merren mua me shkrepi sot te merrem me njerez-krimba qe na qepen ne jeten tone te perditshme. Sa me i vogel si krimb i dheut aq me i padukshem me pa personalitet ne qenien tende ndash thote Molieri. Kurse Bodeler u kujton atyre tipave ndjenjen e dhimbshme angeshtine e shoqeruar me turp shkaktuar prej ndergjegjes se ndotur qe perjetojne shqetesimin dallgezuese dhe te ushqyerit me fyerje ndaj nesh si krimbat mbi kufoma. Eumlshte bere i modes tashme interneti ne familjet shqiptare. E bukur te lundrosh ne internet te njihesh me te rejat e politikes te shkences te artit te kthehesh pas ne kohe e te studiosh historine te zbulosh vende te panjohura e te njihesh me popuj te degjosh muzike e ti gezohesh se bukures ne pafundesine e shfaqjes se saj te japesh e te marresh me miq e shoke te shkembesh mendime me ta... Ehu skane te sosur sherbimet e internetit. Ama eshte mekat ta shohesh ate vec si mode si menyre per te shtyre kohen sic ca e ca te papune qe nuk dine as cfare kerkojne as si te kerkojne. Eumlshte e pafalshme pastaj te fshihesh ne mundesite qe te jep interneti mu si miu prapa poces te shash e te fyesh me cte vjen perdore X-in ose Y-in sepse ai ka nje mendim te kundert me ty dhe sepse ka guximin ta shprehe hapur.
Keta tipa u ngjajne krimbave te dheut. Ne fund te fundit nese krimbat kane kenaqesine ti mburren vetvetes mburravece me gjithcka vjellin per X-in a per Y-in ketyre te fundit aq u ben. Krimbat e dheut po te kene guxim le te identifikohen. Pse futen vrimave duke u varrosur moralisht perpara se te vdesin truperisht Njeri a njera vetequhet keshtu tjetri a tjetra vetequhet ashtu dhe kur ti shohesh shkembejne gjoja mendime sipas ngjyrimeve e prirjeve politike a sipas pervojave jetesore qe kane kacafyten ne eter me nje menyre agresive deri ne tejskaj aq sa te ta thote mendja se po te ishin perballe njeri-tjetrit do te behej hataja. Asgje nuk do te ndodhte. Madje as do te guxonin te shiheshin sy nder sy. Jane frikacake te flashket me te squllte se krimbat e dheut perndryshe skane pse hahen ne largesi. Po te jene aq trima le te shkembejne adresat e banimit dhe numrat e telefonit le te studiojne rregullat e dyluftimit te duelit le te zgjedhin deshmitaret dhe armet e dyluftimit dhe le te dalin ne fushen e betejes pa u share me nene e me babe pa i ngritur te vdekurit nga varri ti dalin njeri-tjetrit perballe si kalores jo si krimba dheu.
E kuptoj kompleksin e inferioritetit qe perjetojne. E kuptoj edhe nevojen te shkarkojne ngarkesa emocionale qe u shkakton veprimi a mosveprimi i aksh force politike i institucioneve te shtetit a i personave te vecante veshur me pushtet. Po c kusur ka filan perfaqesues institucioni qe jep ta zeme nje konference per shtyp ta shajne krimbat me nene e me babe C kusur ka filan autor i filan shkrimi botuar ne nje te perditshme sipas te gjitha rregullave me emer e me mbiemer ti ulerije nje krimb dheu aq sa mund te ulerije krimbi qe nga vrima ku eshte strukur
Me qahej nje dite nje koleg per shqetesimet qe i sillnin keto fare soj debatesh. Dikush hamendesonte ndaj tij dicka te perbindshme pa e njohur fare pa e ditur as me cfare merrej as pse duhej fyer as si mund te fyhej me rende. Mirepo krimbi i dheut nuk donte te dinte per kesi hollesish. I gezohej kenaqesise se te fyerit jo se vertetes se nje kohe kur Enver Hoxha skishte breke te vishte ne Paris dhe sic eshte bere e njohur tashme ne shtyp mbathte breket e te ndjerit Hasan Jero te cilin qe ta shperblente e burgosi kur erdhi ne pushtet. Hane Shan hane Bagdad Pse merzitesh ndash i thashe kolegut. ndash Sje ti i pari qe perballesh me krimbat e dheut. Tjetri me keqyri. Po ti ndash me pyeti. Iu pergjigja ca me shaka shume me te vertet Ku shkruaj dicka qe mund ti nxjerre vrimash krimbat e dheut i shaj ata paraprakisht me liber shtepie sic thoshim qemoti. Pra nje me nje. Jo ndash ma preu. ndash Krimbat e dheut jane shume. Pra nje me shume Kujto Molierin - i thashe. ndash Ata jane te padukshem pa personalitet te paperfillshem hic gje...
Une them se ka ardhur koha qe organet serioze te shtypit tu shmangen te ashtuquajturave komente te njerezve injorante pa identitet qe hahen e shahen me njeri-tjetrin duke shkarkuar mbingarkesat e tyre emocionale mbi te trete. Perderisa nuk ka nje mundesi praktike per te frenuar krimbat e dheut cfare dobie kane ato gjoja komente

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›