Kur je gjallë dhe kur vdes

Sa është gjallë margjinalizohet, kur të vdesë mund të dekorohet!
Nga Blerim Sh. Shala
1.Skenari i dëshiruar nr.1:
Ka qenë burrë fort i mirë dhe shumë i ndershëm. Trim me fletë dhe sypatrembur. Luftëtar i madh i të drejtave të njeriut. Patriot i madh dhe shqiptar i madh! Njeri i sakrificës, përkushtimit, flijimit, vetmohimit dhe ndërgjegja e popullit të robëruar shqiptar dhe të gjithë popujve të robëruar të botës. Njeriu që ka bërë më së shumti burg në Evropë për fjalën e lirë, liri dhe demokraci. Njeriu që na ka hapur sytë që të qëndrojmë në trojet tona e të mos shpërngulemi për Turqi. Shkrimtari i guximshëm që për leximin e romaneve të ndaluara të tij shkohej në burg! Ai që ka folur, sakrifikuar dhe vdekur me mijra herë për këtë popull. Që e mundi Vuk Drashkoviqin në Beograd duke shkaktuar reagime të shumta në Serbisë. Adem Demaçi, i Madhi Baca Adem e hapi Zyrën e UÇK-së në Prishtinë duke pranuar të bëhet Përfaqësues Politik i UÇK-së në qytetin e rrethuar dhe të stërmbushur me policë, paramilitarë dhe ushtarë serbë në kohën kur të tjerët në me krye Ibrahim Rugovën deklaronin se është pjellë e UDB-së së Serbisë! Ky njeri i madh e mbrojti hapatas UÇK-në se nuk është terroriste kur të tjerët thonin se nuk ka kurrfarë ushtrie pos do grupeve terroriste dhe kërkonin hetim ndërkombëtar. Baca Adem e ka nënshkruar kallëzimin penal kundër Sllobodan Millosheviqit si kryetar i KMDLNj-së deri sa të tjerët bisedonin me te. E forcoi dhe e shndërroi KMDLNj-ën në dritë informative kundruall territ dezinformativ. Ka qenë shqiptari i vetëm që ka fituar me meritë Çmimin Sakharov për Mendim dhe Fjalë të Lirë si dhe disa çmime të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ishte dhe mbeti përkrahës i paluhatshëm i luftës heroike të UÇK-së dhe mbrojtës i vërtetë i vlerave të luftës. Gjithashtu , ishte dhe mbeti denoncuesi më i madh i vlerave të rrejshme, mashtruesve, kontrabandistëve të vlerave të luftës, matrapazëve të të gjitha llojeve. I respektoi miqtë ndërkombëtarë por asnjëherë nuk ua bënte rrafsh kur ishin në pyetje interesat e Kosovës dhe shqiptarëve. Për këtë arsye e refuzoi Konferencën e Rambujesë dhe mbeti thuaja i vetmuar. Hyri në konflikt me disa miq ndërkombëtarë kur ata e cilësuan UÇK-në si organizatë terroriste dhe kur ofronin një autonomi në kuadër të Serbisë. Kur ishin të rrezikuar shqiptarët i mbronte ata me tërë qenien e tij ndërsa kur pjesëtarët e pakicave ishin të rrezikuara pas përfundimit të luftës, u rreshtua në anën e pakicave. Prandaj, Kosova dhe krejt shqiptaria krenohet që ka pasur një njeri të tillë! Krejt në fund, lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të aktivistit të madh për të drejtat e njeriut, Simbolit të Rezistencës, atdhetarit, politikanit dhe udhërrëfyesit të pagabueshëm drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të madhit Bacë Adem Demaçit!
Këto fjalë, lexues të nderuar do ti flisnin një pjesë e politikanëve kosovarë në një mbledhje komemorative për Adem Demaçin apo gjatë ceremonisë së varrimit që e dëshirojnë, pa asnjë dyshim! Natyrisht se do të përkujdeseshin që kjo ngjarje apo eveniment ( nga fjalori i injorantëve politik) do të shndërrohej në spektakël, jo për vlerësimin e Bacës Adem por për promovime personale, partiake, politike! Me një fjalë do të shndërrohej në një folklor të ulët politiko- patriotik! Adem Demaçi nuk do të ishte në gjendje të fliste ndërsa ata pak shokë që edhe tash kanë mbetur idealistë, ose do të margjinalizoheshin, ose do të mbaheshin në mbajtje 24 orëshe sikur në kohën kur diktatori dhe krimineli prej pelushi, Josip Broz Tito e vizitonte Kosovën ndërsa atdhetarët e vërtetë izoloheshin për aq kohë sa zgjaste vizita!
2.Po si vlerësohet sot Adem Demaçi nga protagonistët e Skenarit të dëshiruar nr.1?
baca adem është tekanjoz, ngatërrestar, hakmarrës dhe konfliktuoz. Është kundër krejt botës. Nuk ka bërë kurrëfarë burgu por ka qenë i vendosur tërë kohën në një hotel luksoz dhe ka punuar për UDB-në. Prej kushteve të mira dhe luksit të tepërt duket se ka rrjedhur nga mendja! Nuk ka shkruar asgjë të hajrit përveç do shkarravinave ndërsa më të mirin roman e ka shkruar në gjuhën serbe( duke aluduar në librin për Vetmohimin ). Na mori në çafë duke e refuzuar Marrëveshjen e Rambujesë. Deri sa ne , nga dhuna dhe terrori serb e jo se nuk e donim Kosovën u detyruam ta lëshojmë Kosovën ai shetitej nëpër qendër të Prishtinës nën mbrojtje të policisë serbe! Po të ishte aq patriot dhe i hajrit a do ta lenin të gjallë a? Asnjëherë nuk ka qenë Përfaqësues Politik i UÇK-së dhe nuk ka udhëhequr kurrfarë zyre e lëre më të UÇK-ë. Aso zyre mund të ketë pasur në Argjentinë por jo edhe në Prishtinë. Ka qenë i ngarkuar për ti formuar institucionet e Kosovës në kohën kur bira e minit ishte 300.000 grosh. Po të ishte marë e mirë do të kishte hequr qafe policia e Serbisë. Nuk po i intereson shteti por pushteti dhe me çdo kusht dëshiron të na merr pushtetin. Madje, edhe Çmimin Sakharov nuk e ka marr me meritë si presidenti i ndjerë dhe historik Ibrahim Rugova por e ka marr si akt mëshire që e kanë mbajtur në burg ( hotel me disa yje). Shitet si patriot por për Rada Trajkoviqin e jep Kosovën. A nuk e propozoi edhe për presidente të Kosovës?! Në vend si tia sheh dikush hajrin e sheh duke luajtur valle me romë, ashkalinj, egjiptas, boshnjak, turq etj. Duke u angazhuar për kthimin e serbëve të zhvendosur, në fakt po ndihmon kolonizimin e saj! Po thotë se duhet ti ngritet një përmendore Sllobodan Millosheviqit që Kosova është e lirë. Ne po duam të hyjmë në Evropë e të takohemi me Elton Xhonin, Xhorxh Majkllin dhe ta vizitojmë varrin e Fredi Merkjurit e ai po na flet për do fare Adem Jashara, Fehmi Lladrovca, Bekim Berisha?! Ta dëgjojmë këngën për Dedë Gjo Lulin! Kush e dëgjon atë muzikë përveç atij, Zoti ia faltë gjynahet! Neve që luftuam për Kosovën dhe që e çliruam duke bërë zefk dhe qejf, e që tash e kemi shndërruar në plaçkë lufte duke e vjedhur ku ka dhe ku nuk ka po na thotë se do të vije një kohë kur të gjallët do ua kenë lakmi të vdekurve! Pastaj, se nuk do të mbetet askush pa u koritë! Dhe kujt? Neve , që askush nuk mund të na e thotë një fjalë të mirë e lere më të keqe po, falja o i madhi Zot se ashiqare duket se nuk është mirë! Prandaj, merre te ti atje lart në qiell e ne ja kryejmë procedurat këtu poshtë, në tokë! Sepse, jemi mjeshtër të vërtetë dhe të papërsëritshëm për improvizime dhe spektakle! Deri sa të shkojë kështu!
3. Çka kanë bërë institucionet e Kosovës, tash shteti i Kosovës për Adem Demaçin?
Deri te qeveria e Hashim Thaçit nuk kanë bërë asgjë. Ama bash asgjë! Asnjëra Qeveri! Tash po thonë se ka qenë kohë tjetër dhe se nuk kanë pasur mundësi! Ndërsa për të blerë vetura super të shtrenjta, për tu mbytur në luks në një mjedis tmerrësisht të varfër kanë pasur mundësi. Për promovime personale, partiake, politike, klanore kanë pasur gjithmonë mjete. Askujt nuk i ka interesuar as ku jeton, me çka jeton, a ka kushte për banim, për punë, kujdes shëndetësor etj.? Nuk ka pasur asnjë përkujdesje institucionale. Përkundrazi, e kanë denoncuar te ndërkombëtarët si pengues të proceseve demokratike, nacionalist, ekstremist etj. Janë munduar ta hedhin në margjina duke ia ngushtuar dhe pamundësuar qasjen si dhe hapësirën në media të shkruara dhe elektronike. E kanë censuruar edhe në mediumin publik ku ishte kryetar i Bordit. Ndonjë komandant hajdut e ka censuruar edhe në varrime. Për ta mbuluar poshtërsinë e tyre janë munduar ta mbulojnë me pluhurin e harresës. Tia mbyllin gojën, sytë dhe veshët. Ta ndajnë nga heronjt e luftës së lavdishme të UÇK-së e shumë marifetllëqe dhe ultësira të tjera!
4. Po çka bëri qeveria Thaçi për Adem Demaçin?
Për qëllime pragmatike apo politike u mundua të bëjë megjithatë diçka. E ftoi në çastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Botërisht tha