E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetar a politikan Nga Berat Buzhala

Duhet te jesh i cmendur qe te mos e respektosh pranine e Blerim Shales ne skenen politike kosovare. Ai eshte njeri prej kosovareve te pakte – e ndoshta i vetmi ne AAK – qe ne politike nuk eshte futur per te siguruar kafshaten e gojes. E as nuk eshte futur ne politike ne forme te kontrabandave njerezore qe behen sot e kesaj dite. Pas vetes nuk ka pasur ndonje afere qe do ta bente me njolle.
Prandaj nenkryetari i pare i AAK-se mund te konsiderohet meritor qe ky subjekt ne zgjedhjet e fundit pati nje rritje te respektueshme ne elektorat.
Ai gjate gjithe kesaj kohe e ka plotesuar Haradinajn aty ku ai ka pasur me se shumti probleme, dhe nuk e ka nenvizuar ate. Pra Shala ishte cdo gje qe Haradinaj nuk ishte dhe anasjelltas. Dhe kjo eshte mire. Me Haradinajn, AAK e kishte te sigurt Decanin sot e 700 vjet, e ndoshta here pas here edhe Gjakoven dhe Pejen. Me Blerim Shalen mund te prekte edhe qytetet tjera dhe kategorite tjera shoqerore. Po e kuptoni cka deshiroj te them. Nese jo atehere qe edhe pak me shkoqur: ne AAK kishte me shumice njerez qe ishin imitim i Ramush Haradinajt, mirepo vuanin sikur ara per shi per nje profil te politikanit me modern, cfare eshte Blerim Shala.
Kane kaluar dy vite prej kur Shala ka braktisur mediat dhe eshte bere pjese e politikes. Ai gjate gjithe kesaj kohe ka qene i shoqeruar nga lideri i tij Haradinaj. Kurse gjate gjithe kesaj kohe ai ka qene ne nje pozite te lakmueshme. Per cdo pune te mire qe ka ndodhur brenda subjektit politik ku ai vepron, krediti i eshte dhene Shales prej opinionit publik. Nese ka ndodhur dicka e pakendshme ka pasur mjaft persona te tjere per t’u akuzuar brenda AAK-se. Me nje fjale Shala e ka pasur pak a shume statusin e djalit te hasretit, qe edhe kur e ben ndonje sherr nuk e merr ndeshkimin e merituar.
Harardinaj kohe me pare eshte ndalur nga Tribunali i Hages, per t’u pergjigjur edhe njehere per disa akuza per krime lufte, dhe pergjegjesia tash totale per AAK-ne i ka rene ne shpatullat e njoma te Blerim Shales.
Nuk vonoi shume dhe tash nenkryetari i pare i ketij subjekti eshte gjetur, apo e vuri veten, para nje sprove jashtezakonisht te rendesishme per te dhe per partine. Javen e kaluar ai ka paralajmeruar se i ka ne dore disa fakte, te cilat, kur te zbardhen, do te deshmojne se autoritetet e Kosoves dhe ato te Serbise jane duke zhvilluar biseda sekrete “per dicka”. Pa dyshim se ky eshte nje test per Qeverine e Kosoves, per Shalen dhe per AAK-ne.
Dhe per ta kuptuar se kush prej ketyre paleve do te shkoje drejt gijotines, duhet te presim diten e merkure, dite kjo qe Shala dhe AAK-ne kane thene se do t’i shpalosin faktografite.
Kete here deshiroj te tregohem tolerant per menyren se si nje parti politike – ndonese opozitare – po i shpalos “takimet sekrete” qe mund te bien ne domenin e “sekreteve shteterore”. Dhe per thyerjen e sekreteve shteterore, secili prej nesh mund te perballet me ligjin. Ne rrethana normale nuk do te ishte e lehte qe nje parti politike qe gjendet ne opozite te vendose te shpalose gjera te tilla, qe tashme edhe ashtu mund te konsiderohen relikte te luftes se ftofte dhe, qe te jam i sinqerte, njefare e qeshure po me vjen kur po e degjoj si shprehje.
Fjale te medha per popuj te vegjel.
Ne fund te fundit, rezultatin e atyre bisedave sekrete – nese paska pasur – Kryeministri Hashim Thaci ku do ta dergonte per aprovim? Ne fshatin e tij te lindjes, ne Buroje? Nuk e besoj. Secilin dokument qe del pertej Pakos se Ahtisaarit, ai ishte dashur ta sjelle ne Kuvendin e Kosoves ne Prishtine, ku demonstrativisht do te digjej prej deputeteve dhe AAK do te perfitonte me se shumti.
Apo ndoshta ne nje takim te superperfolur te Budves Kryeministri Hashim Thaci ka arritur ta binde Presidentin Boris Tadic qe te heqe dore prej Kosoves.
Mirepo e gjithe kjo qe po them une mund te jete nje pleh qe nuk ia vlen as te shkruhet, pa u shpalosur ajo faktografi qe po e mban tash per tash per veti AAK dhe qe ne te njejten kohe po e mban ne ethe edhe qytetarin e vendit. Ndoshta kjo parti ka arritur te siguroje dokumente komprometuese per qeverine e vendit. Ndoshta zyrtaret e AAK-se kane arritur qe si paparazzi te bejne edhe foto prej takimeve. Mirepo a eshte ky roli i nje partie opozitare, qe t’i japin lajmet rreth takimeve? A nuk eshte kjo pune gazetash, madje atyre roze, qe gezueshem raportojne edhe per nje shtrengim duarsh ne mes te disa politikaneve. Ka edhe shume ndoshta qe po na mbajne te brengosur deri diten kur Blerim Shala do te na tregoje se cfare ne te vertete ka ndodhur. Por nje gje eshte e sigurt, se z. Shala edhe me tutje eshte peng i ish-profesionit te tij te mehershem prej gazetari dhe botuesi te gazetes. Si botues i Zerit z. Shala e ka pasur nje shprehi qe ne gazetari ka funksionuar. Para se t’i vendoste t’i botonte intervistat ekskluzive – te shumten me komandantet e UCK-se – ai i reklamonte ne televizione disa jave me heret, si intervista te jashtezakonshme. Qellimi final ishte qe sa me shume te rritej tirazhi i shitjes se gazetave. Ato intervista ishin interesante, por asnjehere te jashtezakonshme. Tash ai eshte udheheqes, de facto, i partise me te madhe opozitare, ku edhe mban pergjegjesi publike. Pas gjithe kesaj buje qe i eshte bere “bisedave sekrete” Kosove – Serbi, ai te merkuren duhet t’i tregoje opinionit nje lajm te jashtezakonshem, sepse tash nuk po shet gazeta. Dhe lajm i jashtezakonshem kesaj here eshte qe institucionet qendrore ne krye me Kryeministrin Hashim Thaci jane duke bere pazare me Serbine, ne kundershtim me mandatin qe e kane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›