Ne mes te te lireve Nga Hashim Thaci
Me 22 korrik – Gjykata Nderkombetare e Drejtesise (ICJ) njohu ate qe kosovaret e kane ditur per dy vjet - se Kosova eshte shtet sovran dhe i pavarur. Opinioni i gjykates, me shumice 10 me 4, ishte vendimtar dhe konkluzionet e tij ishin te qarta: miratimi i deklarates se 17 shkurtit 2008 nuk shkeli te drejten nderkombetare, ajo nuk shkeli Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe ajo nuk shkeli Kornizen Kushtetuese, te cilat qene vendosur nga Kombet e Bashkuara per te udhehequr perkohesisht stabilizimin e Kosoves. Mendimi afirmoi vendin e Kosoves ne bashkesine nderkombetare, gje qe 69 vende tashme e kane njohur. Une u bej thirrje atyre shteteve qe nuk kane bere ende kete, ta njohin Kosoven tani. Njerezit e vendit tim nuk arriten deri te vendimi per te shpallur pavaresine e tyre me lehtesi, ose ne nje vakum politik. Ne ishim, per nje kohe te gjate, te privuar nga te drejtat me themelore te njeriut, dhe me 1999 iu nenshtruam nje fushate vrasese te spastrimit etnik nga qeveria serbe, e udhehequr nga Sllobodan Milloshevici. Keto ngjarje shkaktuan intervenimin nderkombetar dhe ne fund sollen Rezoluten 1244, e cila, sikur Gjykata e beri te qarte ne vendimin e saj, pezulloi autoritetin e Serbise mbi Kosoven. Pas afer 10 vjetesh te mbikeqyrjes nga OKB, Kosova ka pranuar kushtet e nje procesi te ndermjetesuar nga OKB mbi statusin perfundimtar te Kosoves, i cili arriti ne perfundimin se "i vetmi opsion i zbatueshem per Kosoven eshte pavaresia".
Sikurse e ben te qarte edhe kjo e kaluar, dhe sikurse e njohu edhe ICJ ne opinionin e saj keshillues, rrethanat qe cuan ne shpalljen e pavaresise se Kosoves kane qene dhe jane unike. Perkufizimi i ketille ne vendimin e gjykates duhet te siguroje ato vende qe kane qene ngurruese ta njohin Kosoven. Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte precedent, dhe perpjekjet per te argumentuar se Gjykata arriti ne perfundim tjeter, ose se vendimi i saj hap “Kutine e Pandores”, jane te gabuara.
Disa ne Serbi kane argumentuar, ne ditet e fundit, se gjykata nuk e ka adresuar pyetjen e parashtruar para saj. Ajo e beri. I ishte kerkuar pyetje ligjore per pavaresine e Kosoves dhe pergjigja afirmative e ICJ-se ishte e qarte. Perpjekjet e Serbise per te riformuluar pyetjen pas vendimit te gjykates, ose per te thene se gjykata nuk iu eshte pergjigjur pyetjeve qe nuk i ishin parashtruar, jane qellimisht mashtruese. Keto nuk jane argumente ligjore. Ato jane perpjekjet serbe per te rihapur negociatat e gjata shteruese per statusin, nepermjet nje rezolute tjeter ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, sepse nuk iu pelqeu pergjigja qe moren nga Gjykata.
Nga ana e saj, Kosoven e sheh opinionin keshillues te ICJ-se si nje mundesi per te lene te kaluaren pas nesh dhe per te ecur perpara me te gjitha vendet e Ballkanit, perfshire Serbine, drejt integrimit Euro-Atlantik. Vendi im eshte i pergatitur te ulet me Serbine, per te diskutuar ceshtjet praktike qe do te permiresoje jeten e qytetareve tane. Ne jemi fqinj. Ne perballemi me sfida te perbashketa. Forcat tona te policise duhet te punojne se bashku per te luftuar krimin nderkombetar. Dy vendet tona duhet te bashkepunojne ne ceshtje praktike, si energjia, telekomunikacioni dhe arsimi. Ne kemi interes te perbashket per te punuar se bashku, per te zbardhur fatin e personave te zhdukur – si serbe ashtu dhe shqiptare - nga periudha e konfliktit te armatosur. Ne nuk mund, dhe nuk do te diskutojme statusin e Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran; integritetin territorial te Kosoves, apo krijimin de facto ose de jure, te rajoneve autonome brenda kufijve tane. Ne nuk presim qe Serbia te njohe Kosoven menjehere, dhe e kuptojme se kjo mund te marre kohe para se Serbia te jete e gatshme te ulet si e barabarte, per te diskutuar ceshtjet praktike. Ne nderkohe, Kosova do te vazhdoje te beje ate qe ka bere per dy vitet e fundit. Ne do te perfundojme zbatimin e Planit te Ahtisaarit, duke perfshire garancite e saj shume te gjera per mbrojtjen e te drejtave te pjesetareve te te gjitha grupeve etnike ne Kosove. Ne do te vazhdojme te forcojme institucionet demokratike te vendit tone te ri, dhe do te marrim vendimet e nevojshme per te promovuar zhvillimin afatgjate te sektorit privat ekonomik. Ne fund, ne do te forcojme sundimin e ligjit, duke goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kosova do te vazhdoje reformat e domosdoshme per te siguruar vendin qe i takon ne Kombet e Bashkuara, ne NATO dhe ne BE. Dhe do te vazhdoje te sillet si shtet sovran dhe i pavarur, ashtu si eshte, dhe qe ICJ-ja e konfirmoi ne menyre te fuqishme.
* Marre nga EUObserver