Ndërtimet e larta po shkelin të drejtat elementare të qytetarëve

Planet “urbanistike” të nxjerra nga Drejtoria për Urbanizëm nga viti 2005 e tutje, për lagjet “Emshiri” , “Spitali” , “Tophane” dhe lagjet e tjera, janë bërë duke shkelur normat më elementare ligjore dhe nuk kanë vlera të mirëfillta praktike, ndërsa nëpërkëmbin të drejtat më elementare të njeriut gjegjësisht qytetarit.
Debati publik i organizuar nga Drejtoria për Urbanizëm nuk ka qenë tërësisht transparent, është bërë një “debat“ sa për sy e faqe, siç thotë populli, apo sa për të përmbushur obligimet formale kushtetuese. Ky debat publik është bërë me një numër shumë të vogël qytetarësh (20-30 veta), ndërsa e kanë kundërshtuar që të gjithë pjesëmarrësit dhe kanë pasur vërejtje të shumta të cilat nuk janë inkorporuar, ndërsa ka qenë tërësisht i papranueshëm nga qytetarët, duke pasur parasysh që ka atakuar pronat e tyre dhe ka zhvleftësuar jetën e tyre.
Prezantuesit e “Planit urbanistik” i kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët duke u thënë se po bëhet korrigjim gjegjësisht plotësim aty ku mund të korrigjohet dhe plotësohet, me qëllim që të funksionalizohen të gjitha sistemet. Me këto “Plane urbanistike” në disa nga lagjet janë rrënuar apo dëmtuar ndërtimet me vlera historike dhe arkitektonike të qytetit të Prishtinës. Dhe ndodhi ajo që nuk do duhej të ndodhte:
“Plani urbanistik” nuk përfshiu lagje ku ndeshej me elektoratin e partisë, gjegjësisht të kryetarit.
Si është e mundur që të bëhen “Plane urbanistike”, kur vetëm 20% e qytetit të Prishtinës ka ujë të pijshëm? Duhet të sigurohen më parë parakushtet për plane të reja urbanistike , si p.sh. toka, uji, sistemi i furnizimit me rrymë, sistemi i kanalizimit etj.
Absurdi është edhe më i madh kur bëhet plan mbi plan urbanistik, duke pasur parasysh që disa lagje të Prishtinës janë ngritur dhe ndërtuar me plane të mëhershme apo pa plane, pa fajin e qytetarëve, ngase institucioni përgjegjës ka ngecur në hap dhe tani në emër të revidimit është bërë plan i ri. Si mund të bësh plan të ri urbanistik në një lagje ku veç ka përfunduar ndërtimi dhe ku nuk ka më hapësirë për veprim global. Ndoshta ka hapësirë për revidim, në mënyrë që lagjja të ketë disa sisteme, në mënyrë që jeta të jetë më funksionale dhe të bëhet lidhja e tërësishme brenda dhe jashtë tërësisë, por jo edhe “ Plan të ri urbanistik “.
Në vend se “Plani urbanistik” të këtë synim thelbësor përmirësimin apo ngritjen e infrastrukturës (sistemin e rrugëve, sistemin e kanalizimit, sistemin elektrik, sistemin e parkingjeve, sistemin e parqeve, sistemin shkollor, sistemin administrativ, sistemin shëndetësor, sistemin e sportit, etj.), ai është zënë peng i interesave individuale dhe partiake, peng i militantëve partiakë dhe matrapazëve.
Edhe ai “Plan urbanistik” i aprovuar nga këshilltarët e asamblesë së KK të Prishtinës, ka pësuar ndryshime nga individë jopërgjegjës, edhe më tej në dëm të sipërfaqeve të gjelbëruara (shih lagjen “Emshiri”, rruga “Rexhep Krasniqi”) dhe tashti po vazhdon.
Tani Drejtoria për Urbanizëm e KK të Prishtinës, lëshon leje për ndërtime të larta, duke pasur “mbështetje” në “Planet urbanistike të lagjeve”dhe “çdo qytetar” që është militant partiak apo ofron diçka, mund të ndërtojë pallat 12-13-katesh me vetëm 5 arë tokë. Mjerisht qytetarët vetëm heshtin, heshtin, nuk reagojnë, por mbushen mllef për të shpërthyer një ditë kur do jetë shumë vonë.
Tani në qytetin e Prishtinës është krijuar rrëmujë në të gjitha sistemet dhe jeta është bërë e padurueshme-është atakuar shëndeti fizik dhe mental i qytetarëve. Qyteti i Prishtinës është shndërruar në labirinte minjsh dhe xhungle.
Ta marrim vetëm një shembull eklatant të shkeljes së të drejtave më elementare të njeriut (shih kartën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) në lagjen “Kalabria” (ish-“Emshiri”) dhe të shohim se çfarë është duke bërë menaxhmenti i Komunës së Prishtinës në këtë aspekt. Ju, siç cekëm më lart, mund të merrni leje ndërtimi për të ngritur një pallat, nëse dispononi vetëm 5 arë tokë , siç po ndodh tani. Mos bëni dert se dikush nga komuna do t’ju mbikëqyr, se me çfarë materiali cilësor po ndërtoni apo si do ta ndërtoni (a po i përmbaheni planit). Ju ofroni një lokal apo 1-2 banesa dhe e merrni lejen e ndërtimit pa problem.
Në lagjen “Kalabria “(ish-“Emshiri”) nuk ka sistem të mirëfilltë kanalizimi, sistem të rrjetit elektrik, sistem të rrugëve, sistem ujësjellësi, sistem të parqeve dhe parkingjeve. Vazhdon ndërtimi, jeta bllokohet. Kjo gjë nuk i intereson Drejtorisë për Urbanizëm, më rëndësi është që ata të marrin komunaliet. Komuna nuk mban obligim për ngritjen apo revidimin e infrastrukturës. Asnjë cent nuk është investuar në këtë drejtim. Ju për këtë mund të bindeni. Urdhëroni dhe vizitoni këtë lagje.
E keqja e madhe në dhënien e lejeve për ndërtim të lartë është se komuna nuk kërkon pëlqim për ndërtim nga komshinjtë përreth, prandaj dhe këtu lindin konfliktet mes qytetarëve, ndërsa komunarët me këtë rast bëhen kumbarë të së keqes. Konfliktet në mes qytetarëve dhe ndërtuesve kanë shkuar aq larg saqë ka ardhur gjer të vrasjet, plagosjet dhe krijimi i marrëdhënieve shumë të tendosura mes qytetarëve. Dhe kush e ka e ka bërë këtë? Institucioni ynë, për ngritjen e të cilit populli ka derdhur gjak.
Por, shtrohet pyetja, kush e mban barrën e gjithë kësaj katrahure? është e ditur, pronarët e shtëpive. Atyre u zhvleftësohet pasuria (shtëpia dhe trualli), atyre u zhvleftësohet jeta, nuk kanë dritën e diellit, ua ka marrë “pallati” i ngritur aty pranë, ata nuk kanë integritetin e tyre qytetar, ata nuk kanë dinjitetin dhe detyrohen të dalin nga shtëpia dhe të kërkojnë strehim diku, ata nuk kanë park dhe as parking, nuk kanë ujë për pije, pra atyre u mungon kualiteti i jetës.
Kush janë ata qytetarë që mashtrohen dhe blejnë këto banesa pa ujë, pa kanalizim, pa parking, pa rrugë, pa termofikim, pa park, pa shkollë, pa shtëpi shëndeti dhe jashtë standardeve? është e pakuptueshme! Dhe jeta vazhdon, pas çlirimit të Kosovës duke ndërruar “okupuesit”. Ka shumë punë këtu për EULEX-in.
Kjo katrahurë e ndërtimeve vazhdon me të njëjtin avaz, prandaj i apelojmë zotëri Isa Mustafës që me pozitën që ka të ndërpresë këto ndërtime, jo vetëm në këtë lagje, por edhe në lagjet tjera ku atakohen liritë dhe të drejtat elementare të qytetarëve.