E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur kategoria e korbave hiqet si shtrese e perndjekur

11-12-2010 / Nga Reshat Kripa

Rreth pesembedhjete vjet me pare shkrova nje poezi me titull Le te hapen dosjet. Ne strofen e pare te asaj poezie shkruhej
Le te hapen dosjet gjithe po therrasin/Kush e kush me shume korbat po kerrasin/Korbat e pabese korbat shpirt te zi/Thua te jene engjej te jene bere njeri
Kete poezi ua kushtoja te gjithe atyre qe ndonese ishin te zhytur ne krimet e kryera ne kohen e sundimit te diktatorit sot cirreshin dhe bertisnin shume me teper se ata qe e kishin hequr mbi supet e tyre ate shtypje mizore.
Megjithate per ate periudhe nje gje e tille me dukej normale. Ne fund te fundit kjo eshte demokracia jone. Ajo i jep liri veprimi kujtdo qofte atij qe ka qene shkaktar i shtypjes mizore te te drejtave te njeriut qofte atij qe i jane shkelur keto te drejta. Ne fund te fundit le te fitoje ai qe eshte me i zoti ai qe ka me shume argumente.
Tashme kane kaluar me se pesembedhjete vjet qe nga ajo kohe. Mentalitetet deri diku kane ndryshuar. Shoqeria shqiptare ka ecur perpara. Tashme per pjesen me te madhe te shoqerise eshte e qarte se kush eshte e drejta dhe kush jo. Qytetaret jane ne pragun e hyrjes ne Europe ne boten e qyteteruar demokratike. Pas vetem disa ditesh hiqen vizat dhe kushdo eshte i lire te levize kudo.
Por ce do se paska ende disa ekzemplare qe do ti quaja korba te zinj qe enderrojne ende per sistemin e permbysur dhe fatkeqesia e tyre eshte se mbajne ne krye te partise nje klloun te diskredituar pa asnje norme morale ne jeten e tij personale familjare apo shoqerore. Pikerisht ky klloun i detyron te llomotisin lloj-lloj shpifjesh dhe trillimesh te ndyra kunder zhvillimit te kombit. Te gjithe jemi deshmitare te fatkeqesise natyrore qe i ndodhi vendit tone me rastin e permbytjeve te ndodhura kohet e fundit. Te gjithe jemi deshmitare qe te gjitha strukturat e shtetit u mobilizuan per ti bere balle kesaj katastrofe. Dhe rezultatet jane te dukshme. Nuk ka asnje viktime ne njerezit. Nuk ka munguar per asnje cast ndihma ne materialet e nevojshme ushqimore apo industriale per te permbyturit. Le ta krahasojme me vendet e tjera. Degjojme per qindra te vdekur dhe te zhdukur nga permbytjet ne ato vende. Madje kjo edhe ne disa vende te zhvilluara te Europes. Kurse ne Shqiperi asnje.
E pra ne keto caste degjojme korbat te kerrasin dhe te cirren duke vjelle vrer kunder cdo gjeje humane qe zhvillohet ne vendin tone. O fatkeqe Pse u jane qorruar syte dhe nuk e shikoni realitetin e vendit tuaj Kur do te ktheheni ne rrugen e drejte qe i takon nje opozite Deri kur do te vazhdoni te jeni vegla qorre te nje karrieristi dhe aventurieri te paskrupullt Kete pyetje ua beje une nje kundershtar i juaj por qe do te doja te kisha perballe nje kundershtar dinjitoz dhe jo nje medioker pa dinjitet.
Rasti i permbytjeve nuk eshte i vetmi ne karrieren tuaj. Qendrimi juaj ndaj ndertimit te rruges se kombit ku asnje prej jush nuk guxoi ta vizitonte ate veper madheshtore qe bashkon dy gjymtyret e nje kombi tregon mediokritetin tuaj. Ju u munduat me gjithfare shpifjesh te hidhnit balte mbi ate veper te madhe dhe deshtuat. Dhe
nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Nuk erdhet ne parlament per nje periudhe gjashte mujore duke pretenduar se gjoja u qenkeshin grabitur votat. Por u kthyet si pula te lagura kur e kuptuat se ne mbarim te ketij afati do te humbisnit rrogat tuaja. A keni moral A keni ideale Se idealet nuk blihen me para. Por per ju vlente me teper leku se ideali.
Filluat greven e urise greve i thencin se trastat me ushqime vazhdonin pa reshtur ne cadrat e grevisteve. Po perfundimi Perseri si pula te lagura e pezulluat greven pa arritur asnje rezultat ne kerkesat tuaja absurde. Mund te vazhdoj edhe me gjate me bemat tuaja. Kudo do te ndeshesha me Don Kishotizmin tuaj. Luftoni me mullinjte e eres se shpejt do tia shihni rezultatin. Zgjedhjet nuk jane larg. Ato do te tregojne se ku po ju shpie mushka e juaj. Atehere mjere ju per mendjen tuaj Ne mekanizmat e politikes tuaj jane ingranuar cuditerisht edhe disa personazhe te shtreses se ciles une i perkas. Njerin prej tyre e njoh mire pasi ka qene kryetar i shoqates ku une isha nenkryetar i saj. E kam pare edhe ne vitin 1997 dhe e njoh mire pozicionimin e tij ne ate kohe. Si rezultat sot ka mbetur si peshku pa uje dhe po perpiqet me kote te kapet diku per te shpetuar nga mbytja. Por fatziu eshte kapur pas nje dege te kalbur qe shpejt a vone do te keputet dhe ai prape se prape do te mbytet.
Por kohet e fundit na ka dale edhe nje kategori tjeter te perndjekurish politike qe deklarojne natyrisht neper faqet e mediave te majta se na dashkan te shkojne deri ne Bruksel per te kerkuar te drejtat e tyre. Madje dashkan te zhvillokan edhe nje greve urie atje te lidhur me ca zinxhire qe do i merrkan ketu ne Shqiperi. Le ta provojne se shpejt do ti shohin rezultatet e cmendurise se tyre.
Sic duket keta fatkeqe kane gelltitur ndonje luge corbe te prishur sic thuhej ne filmin shqiptar te shfaqur shume vite me pare. - Kush jane keta - do te me pyese ndonje. Nuk ka nevoje ti permend pasi te gjithe i njohin. Ndoshta ndonje here tjeter po te me detyrojne mund edhe tua them emrat e tyre. Sidoqofte le te presim e tia leme se ardhmes.
Duke u kthyer ne poezine e fillimit te ketij shkrimi para syve me dalin vargjet e nje poezie tjeter te shkruar ne ato vite Ne kete kaos kete vend te nxire/Nga keta bandille keta xhevahire/Zerat tane te forte zerat tane te mire /Zerat tane te lire ze per Shqiperine.
Zoterinj opozitare dhe ju lakej te tyre mos i harroni zerat tane

Autori eshte Kryetar i Shoqates Antikomuniste te ish-te Perndjekurve Politike Demokrate te Tiranes

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›