Qeveri bej amnisti

Amnistia fiskale eshte nje teme qe nuk do te vjetrohet kurre per sa kohe shoqeria dhe ekonomia jone kane nevoje per kapitalet e padeklaruara te biznesit te cilat jane ne nivele qindra milione eurosh rrine te bllokuara dhe nuk futen ne qarkullim. Sot ne kushtet kur permbytja masive ne Shkoder rrezikon te ule ritmin e rritjes ekonomike per kete vit madje edhe per vitin e ardhshem tokat pjellore te kesaj treve japin 15 per qind te prodhimit te pergjithshem bujqesor te vendit ndermarrja e amnistise duket nje zgjidhje me se e pershtatshme. Te pakten qeveria mund ta zhvilloje si proces duke marre shkak nga kerkesa e biznesit dhe ta pergatise nje pakete ligjore. Dhe pastaj tia lere dopio-gjashten opozites nese kjo nuk bindet te votoje me shumice te cilesuar votash ndryshimet qe kerkohen ne disa nene te Kodit Penal per te mundesuar kete falje ligjore. Nuk eshte ceshtja per te ndihmuar thjesht dhe vetem biznesin. Me kete falje te pakten te aseteve te padeklaruara vihet ne pune nje motor jo i vogel kapitalesh ne ekonomi. Perfitohen ato para qe qeveria nuk i merr dot borxh qofte edhe me nje eurobond te stermadh gjate vitit tjeter pse rrit keshtu borxhin publik te vendit ne permasa edhe me shqetesuese. Nderkohe rehabilitimi i zones se Shkodres per te minimizuar pasojat e permbytjeve do te gelltise pa frike me dhjetera e dhjetera milione euro gjate vitit te ardhshem. Te gjithe ia vlen ti kthejme syte dhe shpresen tek amnistia fiskale. Po cilat jane arsyet qe na shtyjne sot ta kerkojme me shume se kurre amnistine fiskale Pervec nevojes se ngutshme per te gjetur para per antipermbytjen ne Shkoder kapitalet dhe asetet e padeklaruara te biznesit rezultojne ne nivele disa miliarda euro. Keto asete e kane te pamundur te perfshihen ne qarkullimin financiar te vendit. Ato as nuk hipotekohen as nuk sherbejne si kolateral per kredi te ardhshme qe mund te kerkoje biznesi nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Nga ana tjeter biznesi shqiptar ne raportet me partneret e huaj per shkak te ketyre aseteve te padeklaruara qe nuk figurojne ne bilancet zyrtare paraqitet me potencial te cunguar. Se dyti mbajtja e nje pjese te aseteve dhe kapitaleve te rendesishme te tij te paregjistruara te panjohura ligjerisht perben gjithnje nje stres te madh per biznesin. Ai ndodhet nen presionin se mos nje dite nje segment i vecante i pushtetit mund te keqperdore asetin e tij te paregjistruar apo shkeljen ne legjislacionin fiskal per ti sekuestruar pasurine apo bllokuar aktivitetin. Te qenit konstant nen meshiren e nje reprezaljeje te mundshme te segmenteve te pushtetit per shkak te nje aseti te padeklaruar apo evazioni fiskal te kryer kohe me pare dobeson nismen private dhe kurajon e biznesit per te rrezikuar ne ekonomi. Biznesi eshte gati dhe pret nje ore e me pare te normalizoje marredheniet me shtetin. Se treti dhe nje arsye kjo qe qendron pertej interesit te vete biznesit per gjithsecilin nga ne duhet te jete e qarte se parate apo asetet qe bizneset disponojne ne formen e punes se akumuluar edhe pse ende te padeklaruara perfaqesojne pjese te rendesishme te pasurise kombetare. Qeverite dallohen per nga politikat stimuluese qe ndermarrin dhe per nga aftesia per ti vene keto para dhe asete ne funksion te qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik financiar dhe social te vendit si dhe te mireqenies se qytetareve te vet. Mjafton te permendim se para pak vitesh nje vend si Gjermania nje nder ekonomite me te zhvilluara te botes ka ndermarre nje amnisti fiskale. Se katerti amnistia jep nje perfitim te ndersjelle qeveri-biznes. Ajo e ka nje fature takse dhe nga zbatimi i saj qeveria perfiton pse shtohen te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Perfiton po ashtu nga formalizimi i metejshem dhe i forte i ekonomise nepermjet amnistise. Por nga ana tjeter bizneset perfitojne sepse normalizohen marredheniet e tyre me administraten fiskale dhe me qytetaret si dhe ruhet dhe zgjerohet punesimi aq i nevojshem ne nje situate si kjo e sotmja ku ende vuajme pasojat e krizes ekonomike dhe kredite e keqija apo me probleme jane rritur shume shqetesueshem ne sistemin tone bankar.