E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shqiptari i vetem qe u zhgenjye nga mos rritja e cmimit te energjise

11-12-2010 / Gazeta 55

Zevendeskryeministri Ilir Meta e vlereson situaten e permbytjes ne permiresim te vazhdueshem fale pergjegjshmerise maksimale e strukturave te angazhuara


Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta drejtoi dje pasdite mbledhjen e Shtabit te Emergjences ne Shkoder ku u diskutua mbi situaten e permbytjeve ne zonen e Shkodres masat e ndermarre dhe ato qe do te ndermerren ne ditet qe po vijne. Meta u njoh gjate mbledhjes me ecurine e perballimit te situates emergjente ne veri te vendit dhe pas perfundimit te mbledhjes dha nje konference per mediat. Ne kete konference Zevendeskryeministri Meta u shpreh se nga ana e qeverise jane marre te gjitha masat qe situata te perballohet ne menyre sa me afatgjate dhe theksoi se tashme kerkohet forcimi i solidaritetit. Sipas Metes mesohet se gjate mbledhjes u diskutua mbi sistemin e furnizimit per banoret qe ndodhen ne zonat e permbytura apo ne qendrat e akomodimit te banoreve. Tashme edhe furnizimi me ushqim per blegtorine po ecen ne menyre optimale. Jane marre te gjitha masat nga qeveria ne menyre qe ky proces te perballohet ne menyre sa me afatgjate saktesoi Meta. Ne komunikimin me gazetaret Meta ju pergjigj interesimit te tyre edhe lidhur me qendrimet e Edi Rames dhe PS-se ne kete situate.


Edi Rama ka deklaruar se KESH ka importuar energji gjate ketij viti. A eshte e vertete nje gje e tille Me vjen keq qe detyrohem te qesh sepse nuk eshte nje situate per te qeshur por kur degjoj banalitetet e Rames me lojerat e shitblerjes qe ka bere KESH-i vertet ndjej keqardhje aq edhe dhimbje te thelle per nje politikan krejtesisht te papergjegjshem i cili kerkon qe nje arsye madhore te kesaj situate e cila ka te beje vetem me kushtet atmosferike te ketij viti dhe natyrisht edhe te javeve te fundit tja faturoje qeverise. Sepse dua tju sqaroj edhe njehere te gjithe juve dhe te gjithe opinionin publik se KESH-i nuk ka bere shitblerje te energjise qe do te thote se KESH vetem ka shitur energji dhe nuk ka blere. Ka me shume se nje vit qe KESH-i nuk blen energji nuk importon. Kjo ndodh per te vetmen arsye sepse ky vit kalendarik nga 1 janari e deri tani eshte viti me reshje me te jashtezakonshme ne historine e Shqiperise dhe kete e konfirmon fakti qe prodhimi i deritanishem nga hidrocentralet e kryesisht nga kaskada e Drinit eshte mbi 7 miliarde kv/ore deri tani kur rekordi ishte ai i para pese vjeteve kur eshte perfunduar hidrocentrali i Komanit 5.6 miliarde kv/ore kur mesatarja vjetore ka qene 4-4.5 miliarde kv/ore. Kjo do te thote se KESH-I per shkak te reshjeve te jashtezakonshme qe kane rene nga 1 janari e deri tani sidomos gjate muajve shtator tetor nentor ka bere vetem prodhim maksimal te energjise dhe duhet pergezuar per arsye se ka qene gjendja e larte e gatishmerise ne te gjithe hidrocentralet funksionimi i te gjithe agregateve e turbinave qe ka siguruar qe te prodhohet ne menyre maksimale qe te eksportohet ne menyre maksimale te gjitha tepricat qe nuk ishin nevoje per konsum te brendshem dhe natyrisht qe jane bere dhe shkarkime te ndjeshme por keto kane qene te imponuara nga prurjet e jashtezakonshme. Une e kuptoj qe kryetari I Partise Socialiste eshte i merzitur se pse nuk u rrit cmimi i energjise elektrike sepse kishte dy muaj qe kishte nisur fushaten kunder qeverise qe po rrit cmimin e energjise elektrike dhe faktori kryesor per mos rritjen e cmimit te energjise elektrike eshte KESH-i eshte performanca e tij e jashtezakonshme gjate ketij viti duke arritur nje rekord te prodhimit te energjise elektrike me mbi 7 miliarde kv/ore deri tani dhe ky eshte nje faktor i padiskutueshem nga askush. Kjo ka bere qe te ulet kostoja e prodhimit te energjise dhe kjo ka bere qe te mos rritet cmimi i energjise per qytetaret shqiptare per kete vit dhe Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne Europe kur Enti Rregullator nuk vendos per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ne te gjithe Europen cmimet e energjise elektrike jane rritur nga 7-8 per qind deri ne 10-12 per qind. Kryetar opozite qe shqetesohet pse nuk rritet cmimi energjise elektrike per qytetaret vetem kryetar i Partise Socialiste aktuale mund te jete. Menaxhimi i kaskades ka qene mese transparent por te gjithe jemi deshmitare qe kemi te bejme me fenomene natyrore te pakontrolluara. Njekohesisht pavaresisht nga intensiteti i reshjeve dhe gjithcka tjeter nuk u rrezikua asnjehere siguria e digave. Pra rezerva ne raport me piken maksimale ka qene e mjaftueshme per te evituar nje situate kur Shkodra jo thjesht do te demtohej por mund te kishte pasoja shume te renda per Shkodren dhe per shume pjese te tjera te vendit.


Si e vleresoni Partine Socialiste e cila ka krijuar struktura paralele per tu ardhur ne ndihme banoreve te Shkodres Une mendoj se nuk kam shume deshire te merrem me Partine Socialiste por menyra se si ajo po sillet me kete situate eshte vertet e turpshme. Nuk eshte normale qe nje force politike te krijoje struktura paralele per vete integritetin e saj ne raport me ndihmen qe ofron shteti ka strukturat e tij dhe cdo force politike mund te kontribuoje mund te jete prezent dhe mund te keshilloje se si administrohen ndihmat qe kjo force politike mund te mbledhe per kete situate. Por e para jane kujtuar shume vone per te mbledhur ndihma ashtu sikurse u kujtuan shume vone per te sjelle kamioncinen me uje ketu ne Shkoder sepse turi i pare ishte per te sulmuar qeverine nga Shkodra kur i kishte te gjitha mundesite qe ne fillim te ofronte solidaritetin qe te bashkepunonin. Ne e kemi pritur ketu Edi Ramen une personalisht per ta njohur dhe me situaten nese ai do te kishte deshire dhe vullnet per tu njohur me te ne menyre realiste. Ne fakt i vetmi kontribut qe ai ka dhene dhe eshte negativ eshte vetem perpjekja per te perhapur panik ne popullsi permes keqperdorimit te disa mediave eshte perpjekja per te nxjerre ne menyre te sforcuar madje edhe duke paguar njerez per te thene gjera te paverteta. Ne e kemi pranuar qe perballimi i kesaj emergjence nuk ka qene perfekt dhe nuk mund te jete perfekt. Edhe ne kushtet kur nuk do te kete uje fare qe te besh nje operacion te tille ku jane shperndare me qindra tone ndihma jane shperndare mbi 15 mije pako ushqimore deri tani edhe ne kushtet kur nuk ka uje eshte nje proces i veshtire dhei i nderlikuar e jo me ne kushte te tilla kur veshtiresite jane te dukshme e keshtu me radhe. Ne kemi pritur nga te gjitha forcat politike qe te kontribuojne per perballimin e kesaj situate. Dua te falenderoj deputetin Arben Malaji cili ka kontaktuar me ne kur ka qene ne Shkoder i cili ka qene dhe ne komunen e Vermoshit dhe ka shprehur solidaritetin e tijedhe deputetin Harasani qe ka dhene dhe nje kontribut konkret financiar ne llogari per te perballuar kete situate dhe te gjithe ata qe kontribuojne jashte lojerave politike. Nuk mund te kthehet nje situate e tille ne nje mundesi per te bere loje politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›