E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur kërkohet pronari i grevës...

15-10-2012 / Gazeta 55

8 Grevistët thonë se ne jemi të vetëm, se s’duam përkrahjen e asnjë partie, se s’kemi lidhje me koordinatorët që flasin në publik në emrin tonë e se s’do ndalemi pa nisur negociatat. Por çështja mbetet se autoritetet mbeten ende në kërkim të pronarit të grevës, i cili s’po guxon të shfaqet

Grevistët e urisë, disa ish-të përndjekur politikë, e kanë nxjerrë këtë grevë (si institucion) në ankand dhe po kërkojnë një kryetar e thënë ndryshe një “kokë”.
Deri dje kjo grevë ishte ende pa “kokë”.
Janë vetë anëtarët e mbetur të kësaj greve të cilët me zell e dëshirë po refuzojnë çdo “ofertë” për një “kokë” në krye të grevës së tyre, sigurisht në këmbim të një çmimi më të lartë.
Prej ditësh grevistët e urisë po refuzojnë “t’ia varin këtë këmborë në qafë”, qoftë Alekandër Biberajt, të cilit të ngujohet vetë në grevë i ka mbetur, qoftë Spartak Ngjelës, i cili ndonjëherë shfaqet virtualisht “pro” kësaj greve. “Argumenti” që përdorin në këtë rast është “ne jemi vetëm, s’duam parti”.
Grevistët e urisë as nga radhët e tyre, jashtë çadrës së ngujimit, nuk pranojnë ndonjë për “kokë” greve. Ndërsa kodoshi Skënder Tufa apo edhe Asllan Patrioti, herë i bëjnë qejfin vetes duke u “vetë-emëruar” kryetar apo koordinatorë të grevës, herë i bëjnë qejfin edhe njëri-tjetrit duke pranuar kryetarrllëkun me dy “kokë”, sigurish ku dy “kokat” janë ata vetë në krye të kësaj greve, nga ana e tyre grevistët e urisë nuk i njohin e nuk i pranojnë Skënderët e Asllanët si “koka” apo koordinatorë të grevës, duke u shprehur me zë të plotë se “ne jemi vetëm, s’kemi lidhje me koordinatorët”.
Për ironi të fatit të tyre të keq, ndërsa “zemra ju qan” që kryetar i tyre të jetë ndonjë PS-ist, këtë “derë ua mbylli Pandeli Majko” me pohimin e ti të sinqertë “se nuk kemi gisht me këtë grevë”. Natyrisht këtë do të duhej të bënte Pandeli Majko pasi ai punëtori i bashkisë së Artan Shkëmbit në Pogradec, me vetë-djegien e tij, ua ktheu në bumerang vetëkënaqjen me vetë-djegien e dy grevistëve të urisë në Tiranë.
Në këto kushte grevistët e mbetur të grevës së urisë nga “mos hyrja ende në ujë”, prej shiut të ditëve të fundit, duke dëgjuar se “biznesmenë të PS” kanë mundësuar mjekimin jashtë shtetit të dy kolegëve të tyre Gjergj Ndreca e Lirak Bejko që u vetë-dogjën, po kërkojnë ndonjë “kokë” nga kjo “kategori biznesmenësh të PS-së”, ndaj edhe për ditë e më shumë po i mëshojnë togfjalëshit “s’kemi kërkesa politike, vetëm këstin e dytë duam”.
Negocimin për gjetjen e ndonjë “biznesmeni të PS-së”, mësohet se “e ka marrë në dorë Fiqri Xibri”, me përvojë në këtë drejtim.
Mbetet në dorën e ndonjë “biznesmeni të PS-së”, i cili “sponzorizimin” e mundshëm për mjekimin e mundshëm jashtë shtetit të atij punëtori të bashkisë së Artan Shkëmbit që u vetëdogj në Pogradec, “ta transferojë” për të paguar këstin e dytë të grevistëve të urisë..., në këmbim të blerjes së “statusit” të “kokës” së kësaj greve urie.

Fakti/Pagatori i Ramës, Fiqiri Xibri, shfaqet në një tjetër grevë urie

Nuk mjaftonte që një ish-i dënuar nga drejtësia shqiptare për prostitucion të udhëhiqte grevën politike të ish përndjekurve politike. Por në ambientet e grevës krahas deputetëve të PS, është shfaqur dhe Fiqiri Xibri, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, i cili me një megafon në dorë i ka bërë thirrje policisë së shtetit që sigurojnë ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen e grevës së urisë të largohen nga ambientet e grevës së disa ish-të përndjekurish politikë nga regjimi komunist. 
Ndërsa motive e kësaj kërkese të re të kreut të Sindikatave nuk dihen, ndonëse dihet ngjarja e vitit 2010, ku Fiqiri Xibri është filmuar teksa “lyente” me para protestuesit e Partisë Socialiste që kishin dalë përkrah Ramës. Siç kuptohet prej disa ditësh në mbështetje të grevës është rreshtuar dhe kryetar i sindikatës së minatorëve që ka bërë thirrja me megafon “të largohet policia!”.
Fiqiri Xibri është akuzuar nga mazhoranca se protestat e vitit 2010 të Partisë Socialiste “shpërndante” para për protestuesit që mbështesnin grevën  e deputetëve të Partisë Socialiste. Këtë akuza të mazhorancës u faktuan edhe nga pamje filmike në televizione të ndryshme kombëtare, që Fiqiri Xibri krahas punës si kryetar i minatorëve bënte dhe  ndërmjetësin për grumbullimin e protestuesve në mbështetje të grevës së urisë së deputetëve të PS.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›