Fokusohet në familje
Beyonce Knowles ndien se është “e bekuar” që do të këtë fëmijë dhe në fund do ta ndiejë vetën edhe si nënë edhe si grua.
Këngëtarja 29 vjeçe – e cila edhe me parë kishte thënë se kishte dëshiruar fëmijë me burrin e saj Jay-Z – ka shpjeguar se tani është momenti i duhur për të punuar shumë në karrierën e saj, më shumë se kur ishte tinejxhere.
Megjithatë, gjatë momenteve kur po i ofrohet të 30’ve, ajo ka kuptuar se duhet ta forcojë më shumë lidhjen e saj me reperin dhe ka zgjedhur që të këtë fëmijë. “Kur jeni e re – 18 apo 19 vjet – keni më shumë energji për të gjitha gjërat. Kjo është koha kur punoni më shumë, më shumë se keni energji”, tha ajo.
“Tani jam një grua dhe pasi që kam bërë shumë gjëra kam vendosur që të fokusohem në martesë. Unë mund të vendosi a të kem më shumë fëmijë. Mund të jem një nënë me një dedikim të veçantë për fëmijët e mi”, tha këngëtarja.