E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllon me pistoletë -ish te dashurën dhe shokun e saj

Ai nuk ka mundur të durojë dot ndarjen nga e dashura 22 vjeçe dhe lidhjen e saj me një djalë tjetër. Ndaj, ka pritur momentin kur e ka gjetur përkrah të dashurit të ri. Në mes të rrugës nuk ka hezituar t'i qëllojë me pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur. 

TIRANE-Plumba ish-të dashurës dhe shoqëruesit të saj të ri. Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, ka për protagonist 23-vjeçarin Fatos Brahimi. Ai nuk ka mundur të durojë dot ndarjen nga e dashura 22 vjeçe dhe lidhjen e saj me një djalë tjetër. Ndaj, ka pritur momentin kur e ka gjetur përkrah të dashurit të ri. Në mes të rrugës nuk ka hezituar t'i qëllojë me pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur. Sic ben te ditue Gazeta Shqiptare, për fat të mirë, të rinjtë i kanë shpëtuar vdekjes. Burime nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" thanë se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia brenda pak orësh ka vënë në pranga agresorin nën akuzën e "plagosjes së rëndë me dashje" dhe ka në dorë rrëfimin e tij lidhur me ngjarjen dhe motivet që e shtynë të kryente krimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›