Kosova kthen ne Shqiperi nente femije pa dokumente

Burime te policise se Kukesit bejne te ditur se pala e Shqiperise ne doganen e Morinit ka marre ne “dorezim” nje furgon me nente te mitur rome, te cilet nuk kane pasur me vete asnje dokument identifikimi.
Policia e Kosoves kishte shprehur shqetesimin lidhur me veprimtarine e pakontrolluar te ketyre te miturve, te cilet mund te merreshin edhe me veprimtari te dyshimte si shperndarje droge etj. Femijet rome, te pyetur ne doganen e Morinit kane thene se ne Kosove jane marre kryesisht me lypje, e kerkim lemoshe.
Ata shoqeroheshin nga dy persona, burre e grua te
moshes rreth 50 vjeç dhe qe pretendonin te ishin prinderit. Ata jane shpallur fajtore nga nje gjykate e Prishtines per vepren e lypjes dhe jane denuar me moslejim hyrjeje ne Kosove per nje periudhe njevjeçare.