E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur nuk u rezistojnë bukurosheve

Tradhtitë dhe aferat janë tema të preferuara mediale të cilat ndiqen me interesim nga lexuesit. Përveç që lexuesve u ofrojnë qasje në jetën intime të yjeve, po ashtu konfirmon se edhe ata janë nga ‘mishi dhe gjaku’, të cilët ehe përkundër famës dhe pasurisë, dinë edhet gabojnë.

Ne ju zbulojmë disa nga dashnoret më të famshme të shoubiznesit. Ndërsa Billy Crudup ishte në lidhje me kolegen e tij Mary-Louise Parker dhe atë për shtatë vite, Claire Danes ishte në aferë dashurie me të. Edhe Danes ishte në lidhje serioze për 6 vite me rokerin Ben Lee. Afera e tyre e dashurisë ka marrë fund në vitin 2006, kur Danes ishte dashuruar në bashkëshortin e aj të tanishëm Hugh Dancy.raporton Zëri.

Nëse ka qenë dikush që nuk e ka qarë kokën se çfarë mendojnë të tjerët për jetën e saj personale, atëherë kjo ka qenë Elizabeth Taylor. Skandali i saj i parë i madh, ka ndodhur në vitin 1958, ku kishte filluar aferën e dashurisë me Eddie Fisher, i cili në atë kohë ishte në martesë me Debbie Reynolds. Fisher e kishte ngushëlluar Taylor-in pas vdekjes së burrit të saj të tretë Michael Todd. Të gjithë e dimë tregimin për Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Çifti kishte filluar aferën gjatë xhirimit të filmit “Mr. And Mrs. Smith”, ndërsa Brad ishte në martesë me Jennifer Aniston. Kjo aferë i kishte dhënë fund kësaj martese, ndërsa Brad dhe Angelina që nga atëherë janë të pandashëm.

Ndër dashnoret tjera të figurave të famshme, duhet përmendur edhe aktoren Sienna Miller, e cila ishte në aferë dashurie me Balthazar Getty, i cili ishte në martesë, pastaj Oksana Grigorieva, e cila ishte fajtore për dështimin e martesës së Mel Gibsonit pas 29 viteve, pastaj këngëtarja LeAnn Rimes e cila derisa ende ishte në martesë kishte filluar aferën me aktorin Eddie Cibrian, me të cilin më pas është martuar si dhe modelja Rachel Uchitel, e cila kishte zbardhur aferën e saj me sportistin Tiger Woods, /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›