"Burrneshat" n'Oda

Tradita e lashtë shqiptare e “burrneshave” ku femra shqiptare ka pasur të drejtën të deklarohet mashkull të betohet se kurrë nuk do të ketë “punë” me meshkuj dhe do të sillet e veprojë e do të kryej të gjitha obligimet që bën një burrë, rikthehet në Prishtinë nëpërmjet teatrit.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm në shfaqjen “Doruntina”, trupat e teatrit "Oda" dhe "Blessed Unrest", sonte, 30 nëntor, sjellin shfaqjen e radhës, titulluar “Burrneshat”.
Ngjarja zhvillohet në një vend malor në një familje këpucëtari i cili për shkak të moshës e ka të vështirë të punojë e i cili është i dashuruar në armë. Djali i tij i cili ka shkuar në SHBA që të punojë e i cili është djalë i vetëm i kësaj shtëpie, kthehet në vizitë së bashku me gruan e tij amerikane. Ata i informojnë se janë futur në krizë financiare dhe nuk mund ti përkrahë më aq sa duhet familjen financiarisht kjo shtyn motrën e tij të marrë një vendim tronditës.
Në ndërkohë Medllin Ollbrajt vije në fshat për të marr pjesë në përurimin e një statuje që daja i tyre e ka punuar për nderë të saj. Një ushtar amerikan dhe një reporter i Nju Jork Tajmsit vije të mbulojë ngjarjen ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen shumë sekrete.
Shfaqja është shkruar nga Matt Opatrny dhe Lirak Çelaj, regjia nga Jessica Burr dhe Florent Mehmeti, ndërsa luajnë: Sora Baek, Ilir Çelaj, Jessi Blue, Eshref Durmishi, Damen Scranton, Armend Ismajli, Matt Opatrny dhe Liridona Shehu. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/