E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjë nga kërkesa e Pacollit për zyrë në Nigeri

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk po arrin ta realizojë idenë për hapjen e një zyre të karakterit ekonomik në Nigeri. Ai nuk po gjen mbështetje as nga bashkëpartiakët e tij në Qeveri.

Këtë ide Pacolli e pati promovuar gjatë vizitës së guvernatorit të shtetit Imo të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha, në Kosovë. Me atë rast Pacolli pati ftuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që sa më shpejt të hapë zyrën e saj. Tash tetë muaj asgjë nuk është realizuar nga kërkesa e tij, raporton Koha.

“Unë e ftoj Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë që sa më shpejt të përgatitet dhe të hapë zyrën e saj në Nigeri dhe kjo zyrë do të ketë edhe njeriun politik të akredituar atje, i cili do të nënshkruajë shumë marrëdhënie për kooperim me shtetin e Nigerisë”, pati thënë Pacolli në muajin mars.

Nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë thonë se kanë diskutuar për hapat që duhet të merren për realizimin e kësaj ideje, por që ende ka mbetur vetëm në agjendën e ministrisë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›