Kur perktheja Kadarene
Sa here flitet per poezine dhe perkthimin e saj pothuaj perhere thuhet se poezia bart nje lloj dykuptimshmerie eshte njekohshem universale dhe e paperkthyeshme. Universale - sepse shpirti njerezor eshte i tille shpjegojne - e paperkthyeshme sepse me kalimin nga nje gjuhe ne nje tjeter me nderrimin e shenjave grafike ndryshon dhe muzika e saj elementi thelbesor qe ka. Por perpara se te flitet per perkthim te poezise eshte e natyrshme te shtrohet pyetja e perjetshme ceshte poezia Si mund te perkufizohet me pak fjale poezia Me gjithe perpjekjet per ta shpjeguar enigma mbetet. Benedetto Croce thote se poezia eshte nje ndijim i brendshem nje ngjarje intime ne shpirtin e poetit. Ndersa per Pessoa-n poet poezia eshte nje pershtypje e intelektualizuar apo nje ide e transformuar ne emocion e cila u komunikohet te tjereve nepermjet nje ritmi. Ne librin e tij me ese Harku dhe lira Octavio Paz-i kuturiset e bredherin lemit poetik duke u rrekur te jape nje pergjigje per pyetjen ne fjale. Me ane te nje ligjerimi poetik ben nje perpjekje per te percaktuar te papercaktueshmen poezi dhe per te arritur te poezia nepermjet vete poezise interesante eshte te thuhet se nje nga instrumentet qe ai perdor per te hedhur pakez drite brenda labirintit te mjegullt te temes ne fjale pra per ta shpjeguar poezine eshte perspektiva e perkthimit te poezise e cila perfshihet ne ate qe cilesohet eksperience e poezise dhe qe me fjale te tjera eshte rikrijimi i saj...
Po le ti kthehemi perkthimit te poezise eshte padyshim nje proces i nderlikuar dhe shumefaqesh po te mendohet perpos te tjerash se poezia e perdor fjalen si nje instrument artistik shpesh jashte shtratit te saj kuptimor aq e veshtire eshte tia dalesh e ta perkthesh besnikerisht nje huq te tille te poezise sa shprehja Traduttore traditore duket se eshte shpikur pikerisht per perkthyesit e poezise. Ka zera qe thone se perkthimi i poezise perkthimi i emocionit njerezor eshte nje ndermarrje pothuaj e pamundur se perkthyesi eshte i destinuar te deshtoje ne perkthimin e poezise madje ata arrijne gjer aty sa ta mohojne krejtesisht perkthimin poetik por ka te tjere zera qe thone se perkthimi poetik pasuron se e kthen te ndryshmen ne te ngjashme madje edhe kur nuk e arrin dot kete te pakten na sjell ne shtepi ate gjene e ndryshme qe perfaqeson origjinali. Sa per poezine si shprehje e emocioneve njerezore keta zera thone se emocionet njerezore jane ne pjesen me te madhe te tyre te ngjashme dhe se mund te shprehen ne cfaredolloj gjuhe. Perkthyesi i poezise duhet te rreket te gjeje kalket pergjegjese te afta qe te ngjallin emocione te ngjashme te lexuesi. Ne fund te fundit ate qe mund te cilesohet si efekt i kerkuar nese do te shpreheshim me gjuhen e Walter Benjamin-it kur ne Misioni i perkthimit pohon se te perkthesh do te thote te dish te percjellesh ate cka ne nje tekst shfaqet si efekt i kerkuar.
Borges-i eshte ne nje mendje me ata qe shprehen se cdo gjuhe ka mundesite dhe pamundesite e veta por nuk e pranon perfundimin se perkthyesi letrar eshte i denuar te deshtoje. Perkundrazi Borges-i pohon se ndryshimet mes gjuheve dhe menyrat e ndryshme te shprehjeve i japin nje perkthyesi qe ka per mjeshteri rikrijimin nga origjinali mundesi te shumellojta. Per Borges-in perkthyesi perhere duhet te perdore lirine e nevojshme per te arritur ate qe cdo shkrimtar kerkon nje veper letrare mbushamendese. Perkthimi i poezise ndonese eshte perhere nje sfide e madhe per perkthyesin ka njohur arritje te tilla kur versioni i perkthyer eshte konsideruar si i te njejtit nivel me origjinalin ne krye te kesaj liste jane perkthimet ne frengjisht qe Baudelaire-i u ka bere poezive te Edgar Poe-se. Apo perkthimi nga Pessoa ne portugalisht i poezive te Poe-s Annabel Lee dhe Ulalume Poezi qe i perktheva jo per hir te vete vlerave qe bartin por sepse paraqiteshin si nje sfide e vertete perpara perkthyesve na thote perkthyesi.
Mu desh te rendis gjithe sa me siper per te rrefyer se ne cunivers te koklavitur e te veshtire u gjenda viteve 1987-88 kur nisa te perktheja ne frengjisht poezite e Kadarese te cilat permblidhnin rreth tridhjete vjet krijimtari te autorit ne te vertete e kisha filluar perkthimin e tyre shume me pare se te me besoheshin zyrtarisht prej tij ne kohen kur studioja per filologji frenge. Ishte koha kur besoja ne fatin tim prej perkthyeseje letrare kur dija permendesh qindra vargje te poeteve klasike dhe moderne franceze kur perpiqesha te perktheja ne frengjisht poezi te Nolit dhe te profesorit tim te perkthimit Vedat Kokones dhe kur shkruaja vete vargje ne frengjisht ne te vetmen gjuhe qe kam guxuar te shkruaj vargje ndonjehere te cilat kishin per lexues vetem pedagoget e mi franceze dhe shoket e kursit.
Qe ne krye te heres ndonese e kisha te qarte se perkthimi nga shqipja ne frengjisht ishte ku e ku me i veshtire se nga frengjishtja ne shqip mbaj mend pata krijuar bindjen se ndryshe nga besimi i pergjithshem se perkthimi ishte nje poezidemtues a poezivrases perkthimi ne vetvete ishte element perberes i poezise dhe se poezia lindte dhe gjallonte nepermjet tij poeti kur shkruan poezine sben gje tjeter vecse perkthen emocionet e tij ne gjuhen e fjaleve ndersa lexuesi ben te kunderten perkthen fjalet e poezise ne emocione. Madje ai ben nje perkthim te dyfishte emocionet e perftuara duhet ti perktheje ne kodin a gjuhen e emocioneve te tij.
Me kete mendim dashamires e te ngrohte per marredhenien poezi-perkthim mora ne sy sfiden e madhe te perkthimit ne frengjisht te poezive te Kadarese. Isha ne fund te fundit nje lexues i vecante i cili gjuhen e emocioneve qe kish arritur te vilte nga poezia e Kadarese do tia percillte te ngjashmit te vet francez. Kishte poezi te krijuara perpara se te lindja une dhe ne vise te largeta mesova qe per ti perjetuar ti klasifikoja ne kohet e jetes sime vale brigjeve te Jaltes gjire te Riges re qe mergonin drejt Suedise gra enderrore me emrin Birgit kujtime qe ktheheshin ne statuja tunele qe nisnin ne stacionin Arbatskaia dhe qe gelltisnin njerezit si gojet e Harreses dhe Lora... klima e tyre ishte e jashtezakonshme dhe perjetimi i tyre prej meje ishte si perjetimi i nje jete qe e ke jetuar me siguri por qe te eshte fshire nga kujtesa -- rigjetja e saj ka shije identiteti te thelle. Pastaj vinin poezi qe ishin krijuar aty nga viti i pare i lindjes sime dhe me pas ne femijerine time te hershme tramvaje te pasmesnates vendeve te huaja ore te ndarjes gishterinj malli te gjate me kilometra qe pleksen flokeve te dashur me gishterinj te tjere te huaj qiej dimri me nje finlandeze ne bar vjeshta qe mbron si luan ditet e saj te fundit nga dimri Aeroporti i Rinasit Luvri orare trenash... Pastaj beteja e Fushe-Kosoves me 1389 dhe gjema e ballkanasve dhe alfabeteve te pergjakura gjuhe te vdekura marshi i akullnajes teknika dhe poezia fusha te dimerta Sahara dhe drere qiellore qe perndiqen nga qente perballe mosperfilljes se yjeve...
Poezia e Kadarese kishte gjithcka mendim ide dhe kumte mister simbole emocion ritem fjalesh dhe ritem imazhor muzike - nje klime e tere estetike e cila duhej transplantuar ne nje tjeter klime estetike. Kishte poezi ku mendimi apo ideja e Kadarese duhej transmetuar ne frengjisht me nje besnikeri te madhe dhe perpara te gjithave por duhej ruajtur me cdo kusht bukuria e te shprehurit. Sic thashe me lart Pessoa e barazon poezine me ritmin qe ka ai shprehet Ky ritem eshte i dyfishte njelloj si anet konkave dhe konvekse te nje harku perbehet nga nje ritem fjalesh apo muzike dhe nje ritem pamor apo imazhor te cilet veprojne ne brendesine e tij. Andaj perkthimi i nje poezie duhet ti pershtatet absolutisht e para idese apo emocionit qe perbejne poezine dhe e dyta ritmit verbal ne te cilin kjo ide apo ky emocion shprehet. Ajo pjese e poezise qe godet syrin e imagjinates se lexuesit nuk ka per te humbur asgje nga perkthimi ne nje gjuhe te huaj ajo qe i ben thirrje degjimit arrihet vetem ne origjinal thote Ezra Pound.
Kishte poezi qe mbanin per hir te rrethanave dhe kohes qe ishin shkruar nje kumt te fshehte dhe mbeta shpesh ne medyshjen Ta beja me te qarte kumtin per lexuesin francez A do te arrinte ai valle ta zbulonte vete si lexuesi shqiptar i regjur ne zbulimin e kumteve te fshehta te Kadarese Nje tjeter veshtiresi shfaqej perpara meje dhenia e pikes se sakte te misterit qe mbarte nje pjese e poezive - as duhej ta rrisja ate dhe as duhej ta zbardhja. Thuhet se perkthyesi njelloj si aktori apo violinisti vendoset ne mes te krijuesit origjinal autorit dhe te lexuesit apo pritesit. Roli i tij eshte ti komunikoje ketij te fundit nepermjet gjuhes me sa me pak ndryshime qe te jete e mundur mesazhin dhe castin estetik te krijuesit. Duhet te veproje ne menyre te tille qe te meritoje titullin e nje krijuesi te vertete te artit dhe jo te sherbeje vetem si nje ure. Pra realisht me duhej te deshifroja fjalet- simbole te perdorura nga Kadareja per te shprehur mendimet idete kumtet misteret e tij te perjetoja dhe bashkendaja me te eksperiencat e tij mistike dhe pastaj te gjeja fjalet e mia - simbole me ane te te cilave do ti jepja lexuesit francez mesazhin e Kadarese me nje ngarkese estetike sa me afer origjinalit. Dhe kulmi fare duhet te sillesha vertet si krijuese por duhet te isha vetem celesi ne dore te lexuesit i cili ftohej te hynte ne boten e brendshme te autorit pra duhet te rrija vec ne prag te asaj bote dhe krejt neutrale.
Ishte shume e veshtire dhe pothuaj e rrezikshme gjer ne cmase isha e lire ne artin tim te perkthimit Gjer ne cshkalle duhet te isha e pergjegjshme domethene gjer ne cshkalle duhet te isha e drejte e sakte ndaj autorit Po ndaj lexuesit cfare elementesh te poezise duhet te sakrifikoja ne te mire te elementeve te tjera Sepse pa dyshim sakrifikime do te kishte kur perpara meje ngrihej barriera e rrepte e gjuhes. Nuk kishte rregulla absolute madje skishte fare rregulla pergjegjesia dhe liria me shqetesonin shpirtin dhe me turbullonin punen e cdo dite. Duhej vendosur nje ekuiliber mes te dyjave por sqe aspak e lehte perkundrazi u torturova gjate mes dyshimeve te gjembeta. Beri pune vetem magjia e poezise. Isha aq e kredhur ne universin e poezise aq e mbushur me te dhe aq shume jetoja per te sa dikur ndjeva se isha e pushtuar prej saj gjer ne ate pike sa me ngjante se vargjet qe perktheja ne frengjisht ne te vertet dilnin prej meje qe ne burim krijoheshin nga une sikur une te isha vete autori qe nje iluzion shpetimtar qe vendosi ekuilibrin e duhur mes pergjegjesise dhe lirise se zejes sime beri qe zeri poetik perkthimor te ishte shume prane origjinalit. Kisha hedhur mbi supe nje fat perunjesie dhe nenshtrimi ndaj produktit te autorit kisha lene gjer identitetin tim krijues kisha perqafuar identitetin krijues te autorit dhe metoda e punes doli te ishte krejt origjinale i mesoja permendesh poezite ne shqip nga leximi i shumeherte dhe me muziken dhe mesazhin e tyre ne mendje pastaj vargjet dilnin vetiu ne frengjisht edhe ne castet me te pamendueshme te jetes sime edhe ne gjume. Kishte raste kur lidhezat peremrat ndonje forme foljore hidheshin ne ere nga natyrshmeria e lindjes se vargjeve ne gjuhen frenge cka prodhonte edhe ndonje gabim gjuhesor te detyruar qe Claude Durand-i redaktonte me pas me kujdes.
Ne esene e tij Mjeshteria e besimit letrar Borges-i flet per krijimin letrar si per nje besim te vecante ... per kredo-n time letrare mund te pohoj pjesen qe ka te beje me religjionin eshte e imja perderisa besoj ne te jo ngase e kam shpikur unehellip Dhe credo-ja ime asokohe ishte pa dyshim besimi pothuaj religjioz ndaj realitetit te poezise dhe perkthimit te saj qe i njejti realitet qe ndante autori dhe une dhe i njejti besim sigurisht.
Kadareja vinte ne shtepine botuese 8 Nentori ku punoja asokohe me nje bllok te numertuar rrepte ku mbante poezite qe shkruante shumica te pabotuara dhe nga ku me jepte syresh ne formen e doreshkrimit per ti perkthyer. Ne fletet e atij blloku ndodhej edhe poezia Sapuni Ledi Makbeth e porsashkruar viti 1987 cila poshte titullit kishte fjalen Antireklame... Me goditi pernjehere mesazhi i saj qe i tmerrshem rreqethes sapunin gjakshlyes njerezimi nuk kishte per ta shpikur asnjehere kjo qe gjeja me e cmuar e tij krimet nuk shlyheshin kurre madje edhe pas katerqind vjetesh... E perktheva poezine me nje ndjenje te fuqishme te dyfishte e magjepsur nga forca e se vertetes se saj dhe e frikesuar per vdekje per fatin tim dhe per fatin e autorit - ishim mesuar qe Ledi Makbeth te quanim nen ze Nexhmije Hoxhen aludimi qe fare i qarte ne drite te diellit dhe asokohe vejusha e diktatorit qe me e fuqishme dhe me e rrezikshme se kurre. U mata me dhjetera here te flisja me Kadarene e ti komentoja se ndonese poezia nuk do te botohej ne Shqiperi por do te shkonte e do te botohej frengjisht drejt e ne France ai ishte ne rrezik te madh nuk do tia permendja fare friken qe kisha edhe per vete por natyrshmeria me te cilen ma dha poezine e frikshme dhe nje lloj moskokecarjeje te cuditshme apo nje lloj guximi naiv me penguan ta beja nuk mori mundimin as te me paralajmeronte qe te mos ia rrefeja kujt doreshkrimin e poezise. E kam vrare mendjen gjate kohe me pas se si pat ndodhur qe Kadareja me pat besuar aq lehtesisht poezine e rrezikshme. Vite me vone e pyeta dhe nuk dinte te me pergjigjej por une isha tashme e sigurt i ishim dorezuar dhe i perkisnim teresisht besimit te perbashket te krijimit letrar i cili beri te mbeteshim gjalle koheve te liga qe jetuam dhe ruajti nga prishja pjesen tone me te qenesishme shpirtin tone.