E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe paralajmeron Bosnjen Ne Tirane te pret ferri

Jemi te paret perkohesisht po e shijojme kete pozicion

Edhe pse deri ne ndeshjen Shqiperi-Bosnje duhen dhe rreth dy jave e gjysme boshnjaket jane te perqendruar te kjo sfide e cila konsiderohet delikate per ecurine e tyre ne eliminatoret e Euro 2012. Nje nder personazhet me te kerkuar te gazetave sportive te ketij vendi eshte pikerisht trajneri kroat i kuqezinjve Josip Kuzhe. Shqiperia e tij eshte ne vendin e pare ne Grupin D pas dy ndeshjeve te para. Dhe nje merite jo te vogel ka pikerisht trajneri i kuqezinjve. Ne jemi te paret ne grup dhe kjo eshte e mrekullueshme kur shikon klasifikimin u shpreh Kuzhe dje ne nje interviste per lsquoDnevni Avaz. Megjithate ne jemi te vetedijshem kjo gje nuk do te zgjase shume. Pra po mundohemi ta shijojme kete moment. Gazetaret boshnjake jane mundur te mesojne rreth menyres se pergatitjes se ndeshjes se 8 tetorit te ardhshem ndaj kombetares se tyre nje gje per te cilen trajneri kroat eshte treguar i sinqerte. Sigurisht qe po pergatitemi per ndeshjen ndaj Bosnjes rrefen Kuzhe. Per cdo dite une shikoj pamjet filmike nga ndeshjet e perfaqesueses suaj. Kam pare lojen e skuadres se perzgjedhur nga trajneri Safet Susic per takimin miqesor te veres te luajtur ndaj Gjermanise. Tashme Kuzhe e ka krijuar nje ide rreth kundershtarit te sfides se tetorit me boshnjaket Kane nje ekipi te mire me shume lojtare cilesore dhe me shume alternativa ne te gjitha pozicionet. E perseris cdo dite e me shume po bindem per faktin se kolegu im Safet Susic nuk mbeshtetet vetem te Sejad Salihovic. Ai lojtar eshte ne nje forme te mire. Per mua ai eshte nje nga mesfushoret me te mire ne Bundesligen gjermane. Boshnjaket i tremben Kuzhes i cili supozohet te kete njohur shume te mira per futbollin e kombetares se tyre. Madje ata e pyesin edhe nese mund te luajne sipas tij bashke ne nje skuader Pjanic Misimovic dhe Ibricic Ne pragndeshje tensioni rritet eshte normale. Ne jemi te vetedijshem se Bosnja eshte favorite por besoj se ata ne Tirane i pret nje ferr i vertete. Une nuk besoj se do te hyjne ne fushe dhe te marrin tri piket. Kete ua premtoj. Tekniku po ashtu evidenton edhe pikat e forta te skuadres se tij para sfides ne Tirane Kemi mbrojtje te forte. Sic e dini ne 7 takimet e fundit kemi pesuar vetem nje gol ate kunder Rumanise. Pra mbrojtja eshte pothuajse e perkryer. Jam i qete per kete repart por po punojme te permiresojme ne fazen sulmues. Kemi lojtare te mire ne dispozicion por u trembem demtimeve. Sulmi i kundershtarit eshte i frikshem me Xhekon dhe Ibisevic. Por Kuzhe nuk trembet Nuk kam frike nga Xheko. Per mua ai eshte nje lojtar me i mire se Ibrahimovic. Eumlshte lojtar per Barcelonen. Megjithate besoj se kunder nesh do ta kene te veshtire te shenojne. Do ta gjej kuren kunder tyre. Ne fund Kuzhe pohon se mund te kenaqej edhe me nje pike pasi per te e rendesishme eshte te qendrojme pa pesuar humbje. Cdo pike eshte sukses i madh per skuadrat e vogla si Shqiperia perfundon Kuzhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›