Tarifat e reja te OSSH Familjet 23.6 rritje te fatures se dritave

Familjet shqiptare rrezikojne ta paguajne energjine elektrike pas 1 janarit 2011 me rreth 23.6 per qind me shtrenjte. Zbardhet e plote tabela me tarifat e reja te propozuara nga OSSH 17 dite pas aplikimit ne ERE. Te dyja institucionet per nje kohe te gjate nuk pranuan ti benin publike tarifat e reja te propozuara pavaresisht se ligji thoshte tabela duhet zbardhur 10 dite nga data e aplikimit qe i bie me 12 shtator. Zyrtarisht OSSH kerkon qe ERE te marre ne konsiderate kerkesen per te miratuar tarifat e reja qe sipas propozimit i bie qe nje kilovat te kushtoje pas 1 janarit me 10.09 leke nga 7.7 leke qe eshte sot pa TVSH. OSSH propozon gjithashtu te hiqet kufiri i konsumit dhe diferencimi deri me 300 kilovate duke e unifikuar nje cmim te njejte per te gjithe kilovatin e konsumuar.
Aktualisht familjet shqiptare paguajne nje fature dritash me 7.7 leke/kilovat per konsum energjie deri ne 300 kilovate dhe mbi kete sasi aplikohet nje tarife 13.5 leke. Me propozimin e bere per te dyja nivelet e konsumit OSSH kerkon nje cmim te njejte me 10.09 leke per kilovat.
Rritja mesatareMesatarisht OSSH kerkon nje rritje te cmimit ne masen 12 per qind si nevoje per te rritur te ardhurat dhe mbeshtetur planin e investimeve ne rrjet. Sakaq ne zyren e ERE-s ka mberritur edhe plani i investimeve qe propozohet te jete nga OSSH per 2011-n ne masen 4 miliarde e 900 milione leke ose rreth 400 milione leke me shume se viti 2010. Me daten 1 shtator 2010 OSSH paraqiti zyrtarisht prane ERE-s kerkesen per rishikimin e tarifave te sherbimit te shperndarjes dhe cmimeve te shitjes me pakice per konsumatoret tarifore per vitin 2011. Kjo kerkese behet ne mbeshtetje te kuadrit ligjor dhe rregullator ne fuqi. Aplikimi i OSSH per rishikimin e tarifave dhe cmimeve te shitjes me pakice te energjise elektrike permban nje rritje te te ardhurave te kerkuara prej 1192 per qind krahasuar me nivelin e te ardhurave te miratuar prej ERE-s per vitin 2010 eshte deklarata zyrtare e OSSH qe shoqeron tabelen e re te cmimit te dritave.
ERE nuk e ka marre ende vendimin per ndryshimin e tarifave pasi i duhet te konsultohet me grupet e interesit te shqyrtoje aspektin financiar te kompanise situaten energjetike ne teresi duke marre ne konsiderate edhe kerkesen per rritje te cmimit nga KESH dhe OST te cilat padyshim qe do te japin ndikim ne koston finale te kilovatit qe paguhet nga konsumatori.
Vendimi final per ndryshimin e tarifave te energjise do te merret ne mesin e muajit dhjetor. Deri tani ERE ka guxuar te beje deklarata paraprake se nuk do te kete rritje te cmimit per familjet duke nenkuptuar aplikimin e nje skeme kompensimi ose nje zhvendosje te kostos te konsumatoret biznes.
BiznesiRritje e cmimit te dritave eshte propozuar edhe per biznesin. Sot kategoria e subjekteve private qe furnizohen me tension te ulet 0.4 kV paguajne nje cmim industria 10.5 leke/leke kilovati tregtia dhe sherbimet 12.2 leke/kilovati dhe furra bukeampmiell 7.6 leke/kilovati. Propozimi qe behet industria 11.42 leke/kilovati tregtia dhe sherbimet 13.17 kilovati dhe furrat e bukes 9.11 leke/kilovat pa llogaritur TVSH-ne. Me rritjen e cmimit te furrave automatikisht konsumatoret do te perballen me nje tjeter fluks shtrenjtimi cmimesh por edhe ne sektore te ekonomise. OSSh nuk ka kursyer as institucionet buxhetore te cilat pas 1 janarit mund ta paguajne kilovatin per 15 leke nga 14 leke qe eshte sot kurse bujqesia parashikohet te kete rritje te tarifes me 1 lek.