Tiranë, motorri godet nga pas fordin, rëndë një person
TIRANE-Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites ne tirane ku një makinë dhe një motorr janë përplasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugë ‘Ferit Xhajko’ ku sipas burime të policisë motori, i cili ishte me shpejtësi të lartë ka përplasur nga mbrapa makinën Tip Ford Fokus me targa AA 459 CP. Pas aksidentit drejtuesi i makinës është shoqëruar për t’u marr në pyetje për rrethanat e aksidentit ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë së kryeqytetit drejtuesi i motorit lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit cka solli dhe plagosjen e rëndë.
(d.b/News24/BalkanWeb)
(d.b/News24/BalkanWeb)