Ka homoseksualë në kombëtaren italiane
TIRANE-Nuk mund të kalonte pa shkaktuar polemika deklarata e Antonio Kasanos, i cili u shpreh se nuk dinte që të ekzistonte ndonjë gei në kombëtaren e kaltër, por uronte me gjithë zemër që të mos kishte të tillë.
Vec reagimeve të parashikueshmee të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, sulmuesi barez merr një thumb të vërtetë nga Alesandroi Ceki Paone. Gazetari dhe prezantuesi televizi Italian deklaroi gjatë një emisioni radiofonik se ai ka patur lidhje intime me një nga anëtarët e kombëtares italiane që është aktualisht në Europian, dhe ai i ka treguar dhe emrin e një tjetër futbollisti gei në gjirin e të kaltërve.
Alesandro Ceki Paone shtoi se me siguri trajneri Prandeli e di se cilët janë homoseksualët në ekipin e tij, ndërsa për sa i përket Kasanos e ftoi publikisht për një darkë në mënyrë që t’i tregojë se nuk ka pse të trembet nga geit që mund të ketë në skuadër.
(d.b/Supersport/BalkanWeb)