E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur shefi zbulon se si punohet në kompaninë e tij (VIDEO)

Share

Qëllimi i shfaqjes Undercover Boss (Shefi i maskuar), që transmetohet nga CBS në SHBA është që një drejtues ekzekutiv i një kompanie të qëndrojë i maskuar duke punuar në nivelet e ulëta për të zbuluar kushtet e punës. Ata qëndrojnë ashtu të maskuar në punë për një javë dhe më pas zbulojnë identitetin e tyre përpara punonjësve.

Por Rick Silva, drejtori ekzekutiv i rrjetit të fast- food-eve Checkers &Rally, nga më të mëdhenjtë në vend, u tmerrua aq shumë nga tonet që përdorte menaxheri i njërit prej restoranteve të tij, sa u detyrua të zbulojë karakterin në mes të javës. Dhe më pas e mbylli restorantin, duke i lënë punonjësit të shock-uar.

Rick Silva ishte punësuar në fast- food me emrin Alex Garcia. Por ndërsa ishte në mesin e një bisede me një nga punonjësit, të quajtur Todd, menaxheri, Stevens i ulëret aq shumë Todd-it dhe e kërcënon se do e rrahë jashtë me grushta nëse nuk pushonte se foluri dhe të ulte kokën e të punonte. Todd po i rrëfente Alex Garcia-s ëndrrën e tij për tu bërë shef kuzhine. Kur Garcia, d.m.th shefi ekzekutiv i kompanisë, e pyeti Todd se pse e lejon menaxherin që ta trajtojë aq keq, ai tha se ka frikë se mos humbet punën pasi e ka mamanë të sëmurë.

Pasi dëgjon këtë gjë, shefi ekzekutiv e merr menaxherin Stevens jashtë dhe e pyet se përse sillet në atë mënyrë. Nëse nuk ulëras, ata nuk më dëgjojnë, tha Stevens. Nuk të lejoj ty të më tregosh se si e trajtoj stafin tim. A je marrë ndonjëherë me këtë lloj pune? e pyeti ai shefin ekzekutiv, që iu përgjigj flakë për flakë: Merrem me këtë punë prej 20 vitesh, jam shefi ekzekutiv i kësaj kompanie.

Stevens mbeti i shock-uar dhe me gojën hapur.

Tani, në këtë moment, do e mbyll këtë restorant, tha shefi ekzekutiv.

Kur u dha lajmin punonjësve, ata u mërzitën. Por restoranti u rihap me një menaxher të ri dhe menaxheri ofendues u dërgua për trajnim. Todd mori si shpërblim 15 mijë USD për mamanë e tij dhe për të mbaruar shkollën e kulinarisë që të bëhej shef kuzhine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›