Zgjidhet dilema: Mashtroi Topi, pranon vete Presidenca shqiptare
Pas me shume se kater dite perplasjeje, kryesisht nepermjet deklaratash me media dhe citime zedhenesish, Presidenti Bamir Topi e pranon per here te pare publikisht nepermjet nje deklarate zyrtare se ai ka marre ftese zyrtare nga ambasada e Kosoves ne Tirane, per te dy aktivitetet e organizuara nga kjo ambasade, si per perurimin e ambasades, ashtu dhe per pritjen ne Sheraton, duke i dhene keshtu fund nje mashtrimi qe e perhapi vete. Ne deklaraten e Presidences thuhej nder te tjera se shkak ishte bere gjendja virale. Ne fakt, kjo deklarate duhej bere disa dite me pare, diten kur nje pjese e shtypit e kontrolluar nga Topi dhe Rama, hodhi fillimisht tezen se ishte shteti shqiptar ai qe nuk e kishte ftuar Topin ne ceremoni, per te vazhduar me pas me trillimin e dyte se presidenti Topi ishte ftuar vetem ne mbremjen e Sheraton dhe jo ne inaugurimin e ambasades.
Per kater dite me radhe, edhe pse presidenti Topi e dinte qe te dy ftesat respektive kishin mberritur dhe ishin firmosur nga protokolli i tij, edhe perfaqesues te ambasades se Kosoves deklaruan disa here ne media se Topi ishte i ftuar ne te dy aktivitetet, presidenti vazhdoi me ndergjegje te plote te nxise ne shtypin e kontrolluar nga ai vete nepermjet deklaratash jo zyrtare zedhenesish, kete konflikt te paprecedente, midis nje presidence dhe nje ambasade, qe pervec flamurit te vete zyrtar, mban edhe flamurin kombetar shqiptar. Ambasada e Kosoves, edhe pse ishte shprehur disa here se e kishte ftuar Topin ne te dy aktivitetet, e ruajti etiken, duke mos e bere publike protokollin e saj, ku ishte firma e shefit te Protokollit te Presidences, per te dy ftesat e marra, duke u kujdesur ne te njejten kohe, edhe per reputacionin e perbaltur te kreut te saj. Nga ana tjeter presidenti Topi e cenoi rende dinjitetin dhe reputacionin e institucioneve te Kosoves, duke e zgjatur per dite me radhe dhe duke e thelluar kete mashtrim, duke dashur te perdore ne menyre amorale si kobure xhepi, ambasaden e Republikes se Kosoves ne Tirane, kundra shtetit shqiptar. Nderkohe, TV Klan, kishte dite qe e dispononte protokollin e firmosur nga Presidenca shqiptare me te dy ftesat respektive per Topin, por nuk e beri ate publike, jo thjesht per arsye etike, po per t'i dhene mundesi presidentit qe mashtrimin qe hodhi ne treg vete, ta mbylle po vete. Jo vetem per t'i dhene mundesi shqiptareve te kuptojne se si funksionojne nje pjese e medias shqiptare, por mbi te gjitha, per t'i dhene mundesi qofte dhe per kater dite, shqiptareve si andej dhe kendej kufirit, te njohin nje shqiptar qe eshte gati te perdhose institucionet e kombit, vetem e vetem per te fituar disa pike te pamerituara politike me shume.
Deklarata dje nga Presidenca
Sqarim lidhur me pamundesine e pjesemarrjes se Presidentit Topi ne ceremonine e perurimit te Ambasades se Kosoves ne Tirane, 20 shkurt 2012
Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore te paraqitura ditet e fundit nga disa media vizive e te shkruara, Zyra e Protokollit te Presidentit te Republikes, sqaron publikisht dhe zyrtarisht per here te pare se: "Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi ka marre ftese per ne ceremonine e perurimit te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane si dhe per ne pritjen qe do te organizohej me pas ne Hotel 'Sheraton' diten e premte, me 17 shkurt 2012. Ne pamundesi per te marre pjese personalisht per shkak te nje gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar ne telefon me te Ngarkuarin me Pune te Ambasades se Kosoves, zotin Gani Veselaj, te cilin e ka uruar edhe njehere per Festen e Pavaresise se Kosoves, duke e falenderuar njekohesisht edhe per ftesen. Te premten ne mesdite, Presidenti Topi ka zhvilluar nje bisede telefonike me Presidenten e Kosoves, Atifete Jahjaga, se ciles i shprehu edhe njehere urimet me te ngrohta per katervjetorin e Pavaresise se Kosoves. Ne te njejten kohe, Presidenti i Republikes ka qene i perfaqesuar si ne ceremonine e perurimit te Ambasades, ashtu edhe ne pritjen ne Hotel 'Sheraton' nga keshilltaret e tij, te cilet i kane percjelle Kryeministrit Thaci, Zevendeskryeministrit Pacolli, Ministrit te Jashtem Hoxha dhe perfaqesuesit diplomatik te Republikes se Kosoves urimet me te perzemerta ne emer te Kreut te Shtetit shqiptar.
Reagimi i Presidences te shtunen publikuar nga "Shekulli"
"Ne Presidence ka ardhur vetem nje ftese zyrtare per Presidentin Bamir Topi. Ftesa ishte per eventin ne hotel Sheraton, ndersa per pritjen ne ambasade dhe per ceremonine e venies se emrit te rruges "Ibrahim Rrugova", presidenti Topi nuk kishte ftese. Protokolli i Presidences njeh vetem ftesat qe vijne fizikisht ne institucion dhe e vetmja ftese e ardhur eshte ajo per tek ceremonia ne hotel Sheraton. Per me teper Presidenti i Republikes, Bamir Topi po kalon nje gjendje virale dhe nuk mundi te shkonte tek pritja ne hotel Sheraton".