E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur shtatzënia përkon me pushimet

Pret një fëmijë dhe keni frikë nga efektet e diellit? Mos u shqetësoni: pushimet ju bëjnë shumë mirë juve dhe fëmijës tuaj, me kushtin që...

Shumë nëna të ardhshme heqin dorë nga pushimet, pasi kanë frikë nga efektet negative të diellit dhe të nxehtësisë në bark. Në të vërtetë përqafimi i nxehtë dhe ndriçues i Mbretit Diell ka efekte pozitive tek gratë që janë në pritje të lindjes së një bebeje, pasi ndihmon mirëqenien dhe ndihmojnë në thithjen e fosforit, kalciumit, magneziumit dhe mineraleve kryesore për zhvillimin e bebit.


Pra shijojini pushimet në diell duke u munduar të qëndroni sa më shumë në ajër të pastër dhe duke bërë sa më shumë shëtitje. Por, ki parasysh që duhet të kesh kujdes për shëndetin tënd, duke ndjekur 8 rregulla të thjeshta.


1. Përdorni kremra mbrojtës me faktor të lartë( me një filtër jo më të vogël se 15): hormonet e shtatzënisë ndihmojnë që të nxiheni më shpejt, por edhe mund t'u shkaktojnë një nxirje jo të këndshme me pulla.


2. Zgjidhni produkte hipoalergjike ( solar, kremrat pas diellit, hidratantët): gjatë shtatzënisë lëkura ndryshon, bëhet ose më e thatë, ose më e ndjeshme, ndaj është mirë të gjeni produkte më delikate se ato që keni përdorur më përpara.


3. Kujdes nga goditjet e nxehtësisë: në shtatzëni sasia e estrogjenit është më e madhe dhe temperatura e trupit mund të jetë më e lartë se normalja. Ngritje të përnjëhershme tensioni, të cilat janë shumë të rrezikshme për shtatzëninë, janë shumë të shpeshta. Mundohuni ta mbani trupin tuaj sa më freskët të jetë e mundur, duke konsumuar sa më shumë ujë.


4. Shmangni ekspozimin në diell në orët më të nxehta ( nga ora 12 dhe ora 3 mbasdite) dhe të zgjasni shumë banjën e diellit: fëmija juaj ndodhet në një ambient të ngrohtë brenda uterit, ndaj është e rëndësishme që trupi yt të mos ftohet plotësisht.


5. Kur dielli është shumë i nxehtë, qëndro në hije, vishni këmisha të lehta të freskëta dhe kapele.


6. Mbani gjithnjë me vete një sprai me ujë freskues.


7. Konsumo ushqime të freskëta dhe me ngjyrat e verës, por frutat dhe perimet duhet të jenë të lara mirë, për të shmangur rrezikun e infeksioneve të dëmshme.


8. Notoni me shpinë në det, apo në pishinë për t'u freskuar dhe për të bërë ushtrime aerobike, efikase dhe të sigurta gjatë shtatzënisë.
Dhe së fundmi shijo pushimet e merituara sa më shumë që të mundesh


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›