Kursi i këmbimit dhe akciza po dëmtojnë biznesin farmaceutik

Sipas kreut të shoqatës së Distributorëve Farmaceutik, Zotaj kursi i këmbimit valutor dhe akciza në doganë po dëmton biznesin. Të merren masa
Kursi i këmbimit të euros dhe akciza e ambalazhit të barnave në dogana po dëmton biznesin e distributorëve farmaceutik. Të ndodhur përball kësaj situate shoqata e Distributorëve Farmaceutik i bëjnë thirrje strukturave shtetërore të marrin masa për të rregulluar tregun. Kreu i kësaj shoqate, Kastriot Zotaj pohon për gazetën se prej më shumë se një viti po punojnë më humbje dhe se biznesi i tyre po dëmtohet.
Tregu
Importuesit ankohen ndaj abuzimeve që po bëjnë strukturat shtetërore në kurriz të tyre dhe bëjnë apel që kjo situatë të ndryshojë pasi Kastriot Zotaj thekson se tregu i tyre është më i kontrolluar se çdo sektor tjetër dhe se nuk mund të ndodhë që abuzimet të bëhen nga distributorët.
"Duhet të shpjegoj se deri në 31 tetor të vitit 2010 bëhen deklarimet e çmimeve për vitin 2011 dhe janë të vetmet uzinat farmaceutike që i deklarojnë çmimet një vit më parë.
Ne lidhur me çmimet nuk kemi asgjë në dorë sepse ato i përcaktojnë firmat prodhuese",- pohon Zotaj duke shtuar se mbi këtë çmimi shteti me Vendim të Këshillit të Ministrave shton 12 për qind që në këto futen taksat, doganat dhe rrogat. Sipas tij janë tregu më i kontrolluar por këtu pa folur për kontrabandën e barnave.
Kërkesat
Duke u nisur nga problemet që po ndeshen prej më shumë se një viti Kastriot Zotaj thekson se si importues kanë pretendimet e tyre në dy drejtime kryesore. Sipas tij kanë mbi një vit që punojnë me humbje sepse vendimi i qeverisë për vitin që shkoi për 2009 e llogariste euron 123.1 ndërsa dollari 9.3 dhe se kanë shitur mbi një vit me eron mbi 1.35.
Lidhur me këtë shqetësim janë ankuar në strukturat përkatëse por për këtë nuk kanë marrë asnjë përgjigje. "Këtë vit me datë 1 prill që është u vendos të llogaritet 1 euro me 133.4 dhe kjo është gjysma e të keqes por euro sërish është më e lartë ndërsa dollarin e kanë llogaritur me 9.4 kur dollari është mbi 1.1",- pohon Zotaj duke shtuar se nuk mjafton kjo, por në doganë u është vendosur një akcizë për ambalazhet pra kutitë e kartonit, shishet e barnave duke e rënduar më tej situatën pasi dogana kërkon para të tjera për to
"Ne si biznes kemi menduar që kjo situatë të zgjidhet me dialog dhe jo me veprime që mund të bëjmë që nuk janë në interes të askujt. Gjatë muajt shtator do merremi me këtë punë si shoqata e biznesit farmaceutik më pas sigurisht që do marrim ndonjë masë sepse nuk mund të punojmë më me humbje",- thekson Zotaj duke shtuar se biznesi i tyre funksionin ndryshe nga bizneset e tjera sepse çmimet dhe fitimet janë të diktuara nga të tjerët.
Zotaj: Çmimet e barnave nuk janë ulur
Çmimet e barnave variojnë nga kursi e euros, kështu që mund të shikoni listën e barnave të rimbursimeve dhe do të shikoni se nuk ka ulje të çmimeve të barnave siç mund të pretendohet përjashto ndonjë patentë të re të barnave që janë futur. Kështu u shpreh kreu i shoqatës së Distributorëve Farmaceutik, Kastrot Zotaj i cili shpjegon se në shtete e tjera kur ndryshon kursi i valutës ndryshon edhe çmimi i barnave.
Sipas tij
kontrabanda e barnave i dëmton shumë sepse ata i sjellin pa doganë dhe të pakontrolluara dhe se duket është e pamundur të zhduket me gjithë aksionet që ka bërë QKKB.