E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnja më e shëndoshë në botë

Pekin, 22 gusht - Kinezi dhjetëmuajsh Lei Lei ka marrë pseudonimin Michelin Beba. E quajnë kështu, sepse ai peshon 20 kilogramë, ndërsa me pamjen e tij i përngjan fëmijës nga reklama e gomave Michelin.
Pesha e tij është sa mesatarja e një fëmije gjashtë vjeçar. Ai është lindur në provincën Hunan. Nëna e tij krenare, kinezja Cheng Qingyu, i tha gazetarëve se djali i saj kishte peshë normale kur lindi, por filloi të rritej dhe të trashej falë apetit të tij të madh, transmeton MIA.
"çfarëdo që i bie në dorë menjëherë e fut në gojë. Më i lumtur ndihet kur ha diçka. Atëherë vetëm qeshë. Ky është aktiviteti i tij më i dashur", tha nëna e fëmijës së trashë.
Lei Lei momentalisht gjendet në spital në Yiyang ku i është nënshtruar një kontrolli sepse edhe mjekët edhe nëna dëshirojnë të zbulojnë nëse ekzistojnë arsye mjekësore për trashjen gati të pandalshme të trupit të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›