Kur ta do, ta do

Por, prej asaj kohe fati ka qenë plotësisht në anën e mesfushorit të ri anglez. Cleverley fillimisht u paraqit për ekipin e Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’, luajti për Anglinë në kualifikime për Kampionatin botëror 2014 dhe ka zënë vend në ekipin e parë të Sir Alex Fergusonit në Old Trafford.
“Të luaj për Manchester Unitedin, Britaninë e Madhe dhe Anglinë, të gjitha brenda një vere është sikur të jetosh në ëndërr”, deklaroi Cleverley për tabloidi britanik The Sun. Mesfushori kaloi pjesën më të gjatë të sezonit të kaluar i lënduar por insiston se është i gatshëm ti ndihmojë skuadrës në rrugë drejt titujve të rëndësishëm.
“Ishte shumë vështirë për mua, është gjithmonë ashtu kur jeni i lënduar. Mezi prisni të ktheheni. Por, nuk mendoj më për atë periudhë. Tani kam ulur kokën dhe punoj sa më tepër në mënyrë që ti ndihmoj Unitedit. Të gjithë janë të përqendruar në rikthimin e titullit në Old Trafford, nuk duam të shohim Cityn duke festuar sërish”, përfundoi ai.