E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur ta fillojmë jetën seksuale?

 

Mosha mesatare kur të rinjtë fillojnë jetën seksuale ndryshon në vartësi të racës, vend banimit (fshat ose qytet ), kombësisë, fesë, familjes, shokëvedhe shumë faktorëve të tjerë. Unë nuk mendoj se do të ketë për ju një moshë “mesatare”, që kur do ta arrini, do t’u japë sinjalin: “tani është koha për seks”. Moshë mesatare do të thotë që disa vajza janë më të mëdha dhe disa më të vogla kur fillojnë të bëjnë seks.

Mundohu t’i përgjigjesh pyetjejes: Pse dëshiron të bësh seks me të dashurin tënd tani?

Vajza dhe gra më të mëdha se ty, rreth 20 vjeç, tregojnë për shumë histori seksuale të kaluara të cilat kanë kaluar pa asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks, më vonë u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, veçanërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.

Seksi të bën të ndjehesh mirë por, kur nuk të vinë më zakonet, ankthi se ke mbetur shtatzënë është shumë i dhimbshëm.

Po qe se mbetesh shtatzënë ti duhet të vendosësh -do ta mbash fëmijën apo do të bësh një abort. Shumë gra që i kanë mbajtur fëmijët tregojnë të dëshpëruara, se shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë u a ka prishur krejt rininë e tyre “normale”.

Edhe ato nëna të reja që i lindën fëmijët dhe i dhanë ata për adaptim, gjatë gjithë kohës kanë jetuar në ankth.

Ato vajza të reja që i lindën dhe i mbajtën fëmijët, humbën gjithçka të rëndësishme nga jeta e tyre shoqërore. Shumë prej tyre nuk mbaruan dot as gjimnazin. U bënë prindër, në një kohë që kanë nevojë vetë për prindër dhe kur akoma nuk janë të afta ta përballojnë financiarisht jetesën e tyre.

Ka edhe më. Vajzat që bëjnë seks të pambrojtur, kur nuk kanë arritur akoma moshën 17 vjeç, sipas statistikave, i kanë shumë të larta shanset që të sëmuren me kancerin e qafës së mitrës.

Trupi i një adoleshenteje të re, nuk është akoma i zhvilluar mirë për tëmbajtur një shtatzëni dhe mund të ndodhin gjëra që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fetusit. Mos u çudit që kjo gjë, disa nga moshataret e tua, i ka çuar në vdekje gjatë lindjes.

Gratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 17 – 19 vjeç, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre seksualisht jo aktive,ishin më pak të interesuara për seks nga mosha 20 – 40 vjeç dhe kjo ka krijuarshumë probleme me partnerët e tyre.

Shumë shoqe të tuat 13-16 vjeçare, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Kjonë fakt nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më populloremidis shokëve dhe do të duken më të rritura .

Ka një fakt jetësor: 99.99% e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së tyre të parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellëemocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 17-18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë .

Të humbasësh virgjërinë është vendim madhor. Ti e mendon kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale si momentin më të lumtur, por mos harro se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tua. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.

Shumë shoqe dhe shokë të tu, unë e di, e shohin interkursëne parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata.

Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njeri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun.

Para se të kryesh interkursën e parë,bën mirë t’i bësh vetes këto pyetje:

A kënaqem kur ri bashkë me shokun tim?

A kënaqemi kur flasim me njeri tjetrin, kur kujdesemi për njeri tjetrin?

Më lejo të të bëj disa pyetje:

A keni bërë ekstrakursë (puthje, përkëdhelje, fërkime, ngacmime seksuale me duar, me gojëe të tjera ) me njeri tjetrin dhe a jeni kënaqur, ose keni arritur orgazmën nga këto veprime?. Kjo është një mënyrë shumë e mirë që ju të çliroheni nga tensioni seksual. Cfrytëzoini këto si një periudhë tranzicioni për interkursën

Ç’do të ndodhë po të prisni edhe pak?

Ç’do të humbisni dhe çdo të fitoni nga fillimi i seksit tani ?

Si mendon se do t’i ndryshojë marrëdhëniet tuaja interkursa që do të filloni?

Çfarë kuptimi ka për ty interkursa?

Kur mendon interkursën cila pjesë e saj të duket e mrekullueshme? Cila të bën të ndjehesh nervoze?.

Po qe se nga përgjigja që do t’u japësh këtyre pyetjeve kupton se duhet të presësh akoma, atëherë prit sepse nuk je gati.

Por ka edhe disa pasoja psiko-sociale më të vonshme, fillimi i hershëm i interkursës.

Seksi i hershëm sjell prishjen e marrëdhënies midis të rinjve.

Sipas studimeve rezulton se çiftetqë angazhohen në seks (kur të gjitha gjërat e tjera i kanë të barabarta me ata që nuk angazhohen në seks) kanë më shumë shanse ta prishin marrëdhënien parase të martohen. Ata që nuk bëjnë seks përpara se të martohen, i kanë më të mëdha shanset të martohen. Pas këtij konstatimi natyrshëm lind pyetja: A nuk e kanë gabim ato vajza të rejaqë dorëzohen në seks sepse mendojnë se kështu do t’i mbajnë afër djemtë e tyre?

Shumë djem e burra nuk duantë martohen me një grua që ka bërë seks me dikë tjetër më parë.

Është krijuar përshtypja sikur askush nuk pyet më për virgjërinë në martesë. Kjo nuk është e vërtetë as në vendet më të zhvilluara të botës. Këtë e vërteton fakti se virgjëria është një temë që diskutohet kudo dhe operacionet për të rikthyer virgjërinë e humbur, perfeksionohen vazhdimisht dhe kryhen kudo në botë.

Ndonëse disa djem bëjnë ç’do gjë që munden për të pakësuarnumrin e virgjëreshave, kur vjen puna për martesë, ata nuk duan të martohen me një vajzë që është shkelur nga një djalë tjetër. Logjika e tyre e çuditshme është: “ Për mua është në rregull të bëj seks me një vajzë me të cilën do të martoheni ju, por nuk është në rregull që ju të bëni seks me atë që do të martohem unë.”

Ata që bëjnë seks herët nuk kanë jetë martesore të lumtur.

Studimet tregojnë se shanset për martesë më të lumtur janë më të mëdha për ata që presin të bëjnë sekspasi martohen. Sa më shumë seks të kenë bërë para martesës, aq më të pakta janë shanset për të pasur martesë të lumtur.

Divorcohen më shpesh çiftet që kanë bërë seks të hershëm .

Kjo është si pasojë e asaj që thamë në pikën 3.Po qe se çifti nukështë i lumtur me martesën e tij, shanset për të përfunduar në divorc rriten. Nuk ka dyshim, sa më shumë seks para martesës të ketë bërë çifti, aq më të mëdha janë edhe shanset për divorc.

Të rinjtë dhe çiftet që kanë bërë seks të hershëm, janë më të prirëpër tradhti bashkëshortore pas martesës.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat. Sipas studimeve, gratë që kanë bërë seks shpejt para martesës, i tradhtojnë burrat e tyre dy herë më shumë nga gratë që ishin virgjëresha natën e martesës. Sa më shumë seks para martesës të ketë bërë një person, aq më shumë ka të ngjarë që ajo ose ai të zhytet në tradhti bashkëshortore.

Kjo, nga të gjitha pasojat e tjera, mund të jetë pasoja më serioze në martesë. Pak gra dhe akoma më pak burra janë të aftë ta tolerojnë këtë situatë. Askush nuk e aprovon tradhtinë e bashkëshortit. Në disa kultura, siç është edhe e jona, burri turpërohet aq shumë sa që e vret burrin që e gjeti në shtrat me gruan e tij. Shpesh ai vret edhe gruan. Por edhe në rastet kur tradhtia nuk zbulohet nga bashkëshorti, ajo është shkak për kontradikta të thella midis çiftit.

Seksi i hershëm të detyron të martohesh me një person që nuk është i përshtatshëm për ty.

Populli thotë se seksi të verbon. Shpesh njerëzit gabimishtmendojnë se kanë gjetur dashurinë, kur në të vërtetë ata i mban bashkë vetëm seksi. Ata martohen me personin e papërshtatshëm dhe pas martesës kuptojnë se në marrëdhënien e tyre nuk ka dashuri, nuk ka përkushtim. Vetëm dy të rinj që kuptojnë se kanë marrëdhënie të qëndrueshme e të përkushtuara dhe janë të sigurtë për këtë pa bërë seks, do të jenë në gjendje ta evitojnë këtë gabim tragjik. Kur marrëdhënia është e fortë edhe seksi bëhet i bukur. Ja pse seksi në martesë e bën lidhjen më të fortë dhe jetën seksuale martesore më të bukur.

Personat dhe çiftetqë kanë bërë seks të hershëm kënaqenmë pak nga jeta seksuale martesore.

Të mësosh të bësh seks të mirë, veç të tjerave është një stërvitje e përbashkët e dy njerëzve, që kërkojnë të arrijnë një perfeksion. Imagjinoni duetin e një violinisteje virtuoze me një pianist të famshëm. Dwgjoini ata herën e parë që fillojnë të stërviten dhe krahasojini në fund në një koncert të mrekullueshëm.Harmonia ka arritur kulmin. Kështu është edhe me seksin. Fillimisht do të bëjnë shumë gabime. Por sa më shumë t’i praktikojnë shprehitë motore me njeri-tjetrin, aq më mirë do t’i kryejnëpunët.

Edhe eksperienca e parë seksuale nuk është e mrekullueshme për askënd, veçanërisht për vajzat. Por të sapomartuarit e virgjër edhe pse u duhet më shumë kohë që ta bëjnë jetën e tyre seksuale të kënaqshme, sapo të arrijnë shkathtësinë që u duhet, jeta e tyre seksuale do të bëhet më e lumtur nga e atyre që e kishin provuar seksin shumë kohë më parë.

Një arsye tjetër pse personat me eksperiencë seksuale të hershme kënaqen më pak me seksin martesor, është sepse seksi para martesës mund t’u ketë ngjallur fantazira që nuk vazhdojnë pas martesës. Le të supozojmë një grua të zakonshme që arrin në orgazmë gjysmën e herëve që bën interkursë me burrindhe që kurrë nuk arrin më shumë se një klimaks gjatë një interkurse.Sipas studimeve kjo është mirë për mesataren botërore. Por çfarë ndodh me burrin që ka bërë seks më përpara me një partnere tjetër? Ai do ta krahasojë performancën seksuale të gruas me atë të partneres para se të martohej e cila bënte disa orgazma, ç’do herë që bënin interkursë.A do ta ndihmojnë kujtimet këtë burrë që të përshtatet seksualisht dhe të jetë i kënaqur me gruan e tij? A do të kënaqet ai me përgjigjen seksuale të rezervuar të gruas së tij.? Përgjigja e saj mund të jetë normale, por ai do të ndjejë se është i zhgënjyer dhe jo i lumtur.

Tani le të supozojmë se kjo grua tipike normale u martua më një burrë i cili, si edhe ajo, nuk kish bërë seks me njeri tjetër. I vetmi seks që provuan është ai me njeri-tjetrin. A ka mundësi që ata të mos kënaqen me jetën e tyre seksuale? Gjithçka që ata arrijnë është e mrekullueshme, prandaj dhe janë të lumtur. Këtë e vërtetojnë statistikat kudo në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›