Kurajoja qytetare që i çorri maskën opozitare Ramës
Qytetarët e mbledhur para selisë së Partisë Socialiste që i kërkuan Edi Ramës me shumë kurajë të mos protestojë në një ditë me ditëlindjen e ish-diktatorit sovjetik Stalin janë dëshmi e ndërgjegjësimit shoqëror që po kalon vendi ynë. Protesta qytetare larg inateve, mërive, emocioneve politike është përgjigja e shoqërisë shqiptare ndaj fenomenit Rama që frikshëm po kërcënon interesin e shqiptarëve. Ajo që i ndodhi Ramës te selia e vet mund t’i ndodhë te bashkia apo gjetkë, sepse qytetarët shqiptarë tashmë kanë arritur pjekurinë shoqërore që të ngrihen e të mbrojnë të drejtat e tyre pa i shtyrë ky apo ai politikan. Megjithatë ajo që u vu re tek protesta qytetare ishte imazhi i vajzave dhe djemve të rinj që fshiheshin pas pankartave të cilat i bënin thirrje Ramës të ndryshonte kursin që nuk shkon në interes të vendit dhe shqiptarëve. Ishte shumë interesante të shihje të rinjtë që protestuan në mënyrë simbolike mbi veset e Ramës që kishin droje prej tij. është e disata herë në fakt që Rama është ai që ndjell frikë, pasiguri, droje dhe turp. Normalisht ai është Kryetar i opozitës dhe prej tij askush nuk duhet të ketë frikë, sepse ai bërtet aq shumë për dhunën që Berisha ushtron në të gjitha sferat sa të krijohet përshtypja se Sali Berisha është demoni i vetëm nga i cili qytetarët duhet të ruhen. Mirëpo fakti është që po ndodh e kundërta. Ky fenomen ndodhi edhe ato ditë kur një grup vajzash e nënash protestuan para bashkisë së Tiranës mbi mënyrën se si Rama trajton gratë e tij, nënën e tij apo punonjëset e bashkisë. Skenat me pankartat që fshihnin fytyrën ishin evidente. Në atë kohë ndokush mund të mendonte se ishte një gjest i bërë në mënyrë të pavullnetshme, gati-gati të paralajmëruar nga vetë klima që shpërtheu kur Edi Rama mobilizoi arsenalin e tij kundër gjinisë femërore. Por protesta e para dy ditëve vërtetoi atë që të gjithë gjithashtu e thonë nën zë. Atë që qytetarët kanë frikë nga Kryetari i opozitës nga Rama dhe jo nga Berisha. Edi Rama edhe duke qenë në opozitë vazhdon të terrorizojë e të ngjallë frikë. Pamjet e protestuesve tek selia e tij tregojnë se është ai që edhe në opozitë është kthyer në problem për njerëzit, në frikë të lirisë dhe të shprehjes së mendimit të kundërt. çdokush mund ta imagjinojë atë në pushtete duke administruar jo një bashki, por një shtete të tërë. çdokush mund të imagjinojë se çfarë do u ndodhë mediave atëherë, njerëzve të biznesit që nuk i binden Ramës, gazetarëve apo njerëzve që do të duan të protestojnë, gjithë shoqërisë. Pamjet e atyre qytetarëve me fytyrë të mbuluar nga pankartat donin të jepnin kurajë të përcillnin shpresat se opozita shqiptare nuk është e frikshme, nuk është e keqe, nuk është ashtu siç e mendojnë edhe ndërkombëtarët. Ajo në fakt duhet të jetë ndryshe, duhet të jetë nxitëse dhe promotor e lirisë, ajo duhet të inspirojë reformat e të shtyjë në mënyrë të pandalshme shoqërinë përpara. Por në vend që të ishin të gjitha këto, opozita shqiptare e tkurrur dhe e pamundur që të ngrihet mbi Ramën reflekton kapjen e kupolës së saj prej pinjollëve të diktaturës komuniste. Prej bijëve dhe bijave të komunizmit, prej nipërve dhe mbesave të xhelatëve komuniste që e kanë për mburrje të thonë se janë fëmijët e firmëtarve të vrasjeve dhe varjeve jo në vitin 1945, as në vitin 1956 madje as në vitin 1970 apo 1985, por në vitet 1989-1990 atëherë kur çmenduria totalitare kishte marrë fund në mënyrë ceremoniale. Ky është sindroma Rama që po tremb demokracinë dhe po çudit sistemin me këmbënguljen e tij të palogjikshme për të qenë në pushtet me çdo çmim. Por pavarësisht të gjitha këtyre fenomeni Rama inkurajon reagimin qytetar, atë të shoqërisë civile që deri dje nuk ka pasur kurajën që të thotë të vërtetën e madhe mbi Edvin Ramën, të vërtetën që i Budit të gjithë. Edi Rama e ka kthyer opozitën në gogolin e vërtetë të shqiptarëve...