E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradokset e Edi Ramës në krye të Bashkisë- kanë vetëm një shpjegim, korrupsionin dhe përfitimin personal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani denoncon abuzimet dhe shkeljet e ligjit që kryebashkiaku Edi Rama ka demonstruar gjatë veprimtarisë së tij në krye të Bashkisë më të madhe në vend. Deputeti demokrat nënvizon se diferencat në përcaktimin e çmimit të truallit në të dy anët e bulevardit qendror në kryeqytet, janë dëshmia më e mirë e mega korrupsionit që ka kapluar kryebashkiakun Edi Rama, i vënë në shërbim të interesave të pista të klanit mafioz. Duke renditur njëra pas tjetrës paradokset e Bashkisë së Tiranës, deputeti Gerti Bogdani iu referua një tjetër abuzimi që ka të bëjë me ndërtimin e një piste akulli me përmasa normale, të reklamuar fuqishëm nga Edi Rama se do ta ndërtonte para festave të fund vitit, ndërkohë që kjo pistë meriton të futet në librin Guines si pista e akullit më e vogël në botë. Kësisoj, ky konstatim është një tjetër dëshmi e një abuzimi me fondet publike, duke përvetësuar një pjesë të mirë të fondeve.  Deklarata e plotë e deputetit Gerti Bogdani:“Paradokset e Bashkisë së Tiranës nuk kanë fund dhe besoj se nuk kanëshpjegime. I  vetmi shpjegim është korrupsioni, i vetmi shpjegim është përfitimi për interesa të ngushta personale, i vetmi shpjegim është përfitimi kundrejt interesit qytetar.Paradoksi kësaj radhe ndahet nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në qendër tëTiranës. Kemi një dokument të Bashkisë së Tiranës i datuar në 2004-ën ku jepvlerësimin e çmimit për Hotel “Dajtin” në vlerën 1500 euro metër katror.Kemi një vendim të Bashkisë së Tiranës të vitit 2005 një vit më mbrapa kujep vlerësimin për pronën tek “Taiëani”, përballë Hotel ish-Dajtit me një vlerëprej 12 mijë lekë metër katror ose 97 euro. Diferenca në këtë rast është 1403 euro i shtrojmë pyetjen Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pse kjo diferencë, ku janë këto para, pse kjo diferencë për të njëjtin truall që ndahet vetëm nga bulevardi, pse apo sepse në njërinkrah ndihmohet abuzivisht në mënyrë të korruptuar ortaku, partneri i tij. Ky është paradoksi i radhës së Bashkisë së Tiranës dhe do të thoja që së fundmi shoqërohet nga një paradoks tjetër për të cilin i ftoj qytetarët e Tiranës të shkojnë ta vizitojnë të famshmen pistë akulli që Bashkia e reklamoi me të madhe që do ta ndërtonte për festat e Vitin të Ri sepse kam përshtypjen se Bashkia e Tiranës se përveç ginesit të korrupsionit ka thyerdhe një gines tjetër që është pista e akullit me e vogël në botë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›