E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori i Stalinit – përkujtojnë para Parlamentit nostalgjikët e nomenklaturës së vjetër komuniste

Edvin Rama mbyll serinë e palo-protestave me promemorien e diktatorit sovjetikMbyllet seria e dështuar e protestave të opozitës me një palo-tubim, dje, më 21 dhjetor, në përvjetorin e diktatorit më të egër të Bashkimit Sovjetik dhe mbarë botës, Josif V. Stalin. Ashtu siç edhe paralajmëroi për ditë me radhë në mini-mitingjet e organizuara rrugicave të Shqipërisë, Edvin Rama zbarkoi dje në kryeqendrën e Shqipërisë, Tiranë, pikërisht përballë parlamentit, duke mbajtur protestën e rastit, për nder të lindjes së një prej thurësve të regjimit më antinjerëzor, komunist, në Bashkimin Sovjektik dhe të inspiruar dhunshëm në vendet e Europës lindore dhe juglindore. Edvin Rama manifestoi dje në sy të Shqipërisë, përballë vendit dhe institucionit të cilin ai ka vendosur ta rrëzojë me lëvizjet haxhiqamiliste për të ngritur në këmbë proletariatin dhe një strukturë të damkosur pinjollësh komunistë, brezi i dytë i nomenklaturës që për vite me radhë leu duart me gjak. 21 dhjetori ka hyrë në histori si dita e përvjetorëve të Stalinit që festohen fuqishëm në Rusinë ish komuniste, nga nostalgjikët më të ethshëm të regjimit gjakatar, efektet e të cilit janë evidente edhe sot e kësaj dite në të gjithë hapësirën gjeo-territoriale ku regjimi gjeti strehë. Por, kjo klikë nostalgjikësh të soc-komunizmit ka gjetur terren të jashtëzakonshëm tek brezi i dytë i nomenklaturës komuniste në Shqipëri, pasardhësit më të denjë të brezit vrastar, gjakpirës të shqiptarëve dhe parashtruesve të mendimit të lirë, të dhunimit të tejskajshëm të të drejtave të tyre natyrore siç është liria e jetës dhe e fjalës. Pikërisht, kjo klikë e paqëndrueshme e komunistëve të rinovuar, po përpiqet të aktualizojë bëmat fatale të Stalinit, Titos, Enverit apo edhe të çausheskut, se si të rrënojnë “kolonat” e demokracisë shqiptare, që fillojnë nga qeveria legjitime, pavarësia e institucioneve kushtetuese, ekonomia funksionale e tregut dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. 21 dhjetori i djeshëm, në ditën e përvjetorit të lindjes së Stalinit, me atë palo-protestë para Kuvendit të Shqipërisë, Edvini tregoi qartë dhe i bëri të ditur të gjithë shqiptarëve të mos presin mendim ndryshe, e cila u legjitimua pas viteve ’90, por rikthimin në sistemin e shtrënguar dhe fatalist të Ramizit dhe Enverit. Edvin Kristaq Rama, u gjend dje përpara Parlamentit, me të njëjtët ndjekës, të kërkuar nga drejtësia, të denoncuar fuqishëm nga të përndjekurit politikë si arkitektët e vuajtjeve dhe tmerreve shumë vjeçare të tyre, të denoncuar nga qytetarët shqiptarë si xhepistë dhe hajdutë të financave, të trojeve private dhe atyre në pronësi shtetërore. Edvin Kristaq Rama po luan kartën e fundit të mbijetesës së tij. Kartën e fundit të demonstrimit të sjelljes apolitike dhe njëherazi antidemokratike, vetëm e vetëm që të sigurojë kapitalin e nevojshëm publik për t’i bërë reprezalje drejtësisë dhe pushtetit gjyqësor në vend, nga moria e akuzave të rënda që sundojnë mbi të dhe vasalët e tij. Pra, Edvin Rama, trashëgimtari i Kristaq Ramës, ku, ky i fundit është lakuar së tepërmi për firmosjen e akteve të dënimit me vdekje në vrasjen makabre, me varje, të shkrimtarit të pafajshëm, Havzi Nela, mblodhi dje para Parlamentit shqiptar disa antiprotestues me udhëheqës aleancën e punistëve si, Gramoz Ruçin, Ditzi Bushatin, Namik Doklen, Eduart Shalësin, Ledi (Leja) Shkreli, Arta Daden, Dash Pezën, Fidel Yllin, Erjon Veliajn, të gjithë këta bllokmenë dhe pinjollë të sistemit të rrënuar 45 vjeçar ramizo-enverist. Kësisoj, Partia Socialiste tashmë ka një identitet të ri. Edi Rama ka imponuar një doktrinë të degraduar politike. Ai po implementon në thelb tezat e marksizëm-leninizëm dhe po i kundërvihet rrufeshëm sistemit të gjallë demokratik, duke u përpjekur të cenojë themelet e shëndosha të këtij sistemi 19 vjeçar që me mund dhe sakrifica të kushtueshme u instalua në Shqipëri dhe të cilën po e udhëheq denjësisht në rrugën e integrimit evropian....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›