E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festën e fundvitit

Për të shmangur radhët e gjata ISSH ka hartuar një grafik të posaçëm për marrjen e shpërblimitAfro 550 mijë pensionistë në mbarë vendin do të marrin, duke filluar nga dita e sotme, shpërblimin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit. Secili prej tyre do të marrë 2 500 lekë shpërblim, i cili do të shpërndahet së bashku me pensionin për muajin dhjetor, në njësitë e postës shqiptare. Për të shmangur radhët ashtu si edhe një vit më parë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar grafikun për marrjen e shpërblimit. Por pensionistët që nuk kanë mundësi ta tërheqin shpërblimin e tyre brenda datës 31 dhjetor nuk e humbasin atë. Kjo kategori ka mundësi ta marrë me pensionin e janarit.Nga ky vendim do të përfitojnë 554.900 mijë pensionistë. Vendimi i qeverisë përfshin personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Gjithashtu, në këtë vendim, përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake, si dhe ish ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.Sipas grafikut, pensionistët do të marrin nga ora 08.00 e deri në orën 13.00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 e deri në orën 20.00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, nesër do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13.00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor. Pra, me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 2500 lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistet para festave të fundvitit. Efekti financiar vetëm për shpërblimin e pensionistëve arrin në shifrën 1.387.200 000 lekë, ose mbi 15 milionë dollarë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund të marrë edhe pas vitit të ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara. Shpërblimi do të tërhiqet sipas këtij grafiku22 dhjetor dhe datat 1 dhe 2 dhjetor23 dhjetor dhe datat 3 dhe 4 dhjetor24 dhjetor dhe datat 5 dhe 6 dhjetor25 dhjetor dhe datat 7 dhe 8 dhjetor26 dhjetor dhe datat 9, 10 dhe 11 dhjetor27 dhjetor dhe datat 12, 13 dhe 14 dhjetor28 dhjetor dhe datat 15, 16 dhe 17 dhjetor29 dhjetor dhe datat 18, 19 dhe 20 dhjetor30 dhjetor dhe data 21 dhjetor, si dhe ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar 31 dhjetor ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›