Kuranyi në Dinamo Moskë

Ish-reprezentuesi gjerman, Kevin Kuranyi ka bërë të ditur të dielën se do t’i bashkohet Dynamo Moskës nga Schalke 04, por nuk ka treguar detajet e transferimit.
“Pas vlerësimit të kujdesshëm kam vendosur të kaloj në Dynamo. Aspekti financiar nuk është arsyeja e vetme e kalimit në Rusi pasi nuk duhet nënçmuar kualitetin e Kampionatit rus, rezultatet e viteve të fundit janë pasqyrë e kësaj”, shkroi Kuranyi në ueb faqen e tij zyrtare. Kontrata e 28-vjeçarit me Schalken skadon në fund të qershorit.