Përfundon "Albania Open", serbi Pavlo Marinkoviç fiton "Stardon Cup"
Mbyllet edicioni i 11-të i "Albania Open". Në këtë edicionin ajo që ka rrëmbyer më shumë çmime ka qënë Bullgaria por çmimin e parë e ka fituar një pilot serb. Me një spektakël madhëshor ashtu siç do vit është bërë edhe ndarja e çmimeve në plazhin e ri të Vlorës. "Stardon Cup" i ka shkuar serbit Pavlo Marinkoviç i cili gjatë të gjithë garës së tij e ka përfunduar atë me një rezultat prej 9 centimetra larg pikës zero dhe kjo ishte më e rëndësishmja. Në fillim të ceremonisë së ndarjeve të çmimeve janë ekzekutuar të gjitha himnet e shteteve pjesmarrëse në këtë edicion të 11-të i cili vinte me "Stardon Cup" dhe me mbështetjen e Kompanisë "Yldon". Të pranishëm në ceremonine e ndarjes së çmimeve kanë qenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të cilën kanë marrë një kupë dhe i kanë dorëzuar Kupën vendit të parë. Bullgaria ka qënë skuadra më e mirë e këtij edicioni pasi ajo është shpallur edhe skuadra më e mirë e këtij eventimenti por pilotët e saj janë klasifikuar në vendin e trete dhe të dytë. Një moment i veçantë ka qënë edhe dorëzimi i kupës nga ana e Presidentitit të Kompanisë 'Yldon' Ylli Ndroqi pilotes më të mirë femër bullgares Eleni Kostova. Ky edicion përfundon për të lënë takim vitin e ardhshëm në edicionin e 12-të të "Albania Open". Për tre ditë 130 pilotë nga të gjitha vendet kanë garuar dhe kanë fluturuar nga Maja e Shushicës drejt plazhit të Vlorës por "Stardon Cup" i ka shkuar serbit Pavlo Marinkoviç i cili është mbreti i "Albania Open".