Rihapet lufta për titull

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara në xhiron e 29 të Superligës, vetëm dy skuadra kanë arritur të marrin pikë si mysafire. Këtë e bënë Flamurtari dhe Drenica që importuan nga një pikë nga Mitrovica respektivisht Skenderaj.
Ferizaj – Kosova (V) 2:1
Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kosovës së Vushtrrisë, me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 29 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluar të dielën. Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 49 të takimit me golin që e ka shënuar Avdyl Haliti.
Por, Kosova (V) ia doli t’i barazojë shifrat në 1:1 në minutën e 74-t me golin që e ka realizuar Ilir Izmaku nga penaltia. Ndërkohë, ferizajasit ia dolën ta shënojnë golin e fitores në minutën e 83-të nga penaltia, nëpërmjet Labinot Lubishtanit, për rezultat përfundimtar, 2:1. Me këtë fitore, Ferizaj do ta ketë më lehtë t’i shmanget përfshirjes së tij në luftën për ekzistencë, derisa Kosovës (V) me këtë disfatë iu kanë vështirësuar edhe më tej punët për mbijetesë.
Trepça – Flamurtari 1:1
Lideri aktual i Superligës, Trepça ka kiksuar në shtëpi në përballje me Flamurtarin, pasi ky takim ka përfunduar baras, 1:1, rezultat ky që sërish e ka hapur seriozisht luftën për titull të kampionit. Flamurtari ka kaluar i pari në epërsi prej 0:1, me golin që e ka shënuar Shemsi Osmani në minutën e 38 të takimit. Por, Trepça ia ka dalë ta barazojë rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të me golin që e ka shënuar Elvis Osmani.
Përkundër përpjekjeve, Trepça ka dështuar të shënojë edhe golin e fitores, pasi mbrojtja e kuqezinjve ishte në nivel të detyrës. Mitrovicasit kanë protestuar në çastet e fundit të takimit te gjyqtari kryesor i takimit, i cili nuk akordoi penalti për Xehetarët, të cilët pretendonin se një lojtarë i ekipit kundërshtar ka luajtur me dorë brenda 16-metërshit.
KEK-u – Hysi 1:0
Barazimin e Trepçës e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë KEK-u, i cili e mposhti Hysin në shtëpi me rezultat 1:0, për t’iu ofruar kështu liderit Trepça vetëm në pesë pikë – katër xhiro pa përfunduar kampionati. Më meritori që KEK-u u rikthye në luftë për titull të kampionit, ishte Lulëzim Dushlaku që shënoi gol në minutën e 91-të të ndeshjes, për rezultat përfundimtar, 1:0. KEK-u ka pasur edhe raste të tjera të mira shënimi, ashtu sikurse Hysi, andaj kjo ndeshje ishte mjaft interesante.
Prishtina – Gjilani 1:0
Prishtina duket se ia ka dhënë goditjen më të rëndë Gjilanit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1:0. Kjo humbje, me një këmbë veç se e ka larguar ekipin vjollcë nga elita e futbollit kosovar, pasi është e fundit në tabelë dhe është thuajse mision i pamundur tani për këtë skuadër që të mbijetojë. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin kryeqytetas e ka realizuar Suad Saliagiq në minutën e 38. Por, fitorja e prishtinasve ka mundur të jetë edhe më e thellë sikurse rastet e mira t’i shfrytëzonin edhe Faton Zejnullahu e Agron Skeraj.
Besa – Liria 1:0
Besa e ka mposhtur Lirinë me rezultat minimal, 1:0 me golin shumë të bukur që e ka shënuar Blerim Hysenlekaj në minutën e 80 të takimit. Por, epërsia e pejanëve ka mundur të jetë edhe më bindëse, sikur të shënonte gol nga pika e bardhë Fitim Kasapi në minutën e 52-të, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri i prizrenasve, Asman Memaj. Madje, Besa nga minuta e 41-të ka luajtur me një lojtar më pak në fushë, sepse gjyqtari e ka përjashtuar me kartuç të kuq Haxhi Zekën nga ndeshja, pas një ndërhyrjeje të ashpër të tij ndaj mbrojtësit të Lirisë, Roland Duraku.
Tabela
1. Trepça 29 18 52
2. KEK-u 29 17 47
3. Prishtina 29 3 45
4. Besa 29 11 44
5. Hysi 29 11 44
6. Liria 29 6 43
7. Flamurtari 29 1 43
8. Ferizaj 29 -3 38
9. Drenica 29 -14 37
10. Vëllaznimi 29 -13 32
11. Kosova (V)29 -15 28
12. Gjilani 29 -19 25