Kurba e borxhit publik grek do të arrijë në 371,9 miliardë €

Sipas projektbuxhetit të paraqitur mbrëmë për aprovim në parlament, borxhi grek në fund të vitit do të arrijë në 356,5 miliardë ose 161,8% të GDP-së, kurse për vitin 2012 do të rritet në 371,9 miliardë euro ose 172,7% të GDP-së shkruan DW-ja.
Parashikohet recesion më i ulët në 2,5% nga 5,5% aktualisht, por vlerësohet se papunësia do të rritet më tej, nga 15,2% të këtij viti në 16,4% në fund të vitit tjetër.
“Duhet të plotësojmë plotësisht objektivat financiarë në fund të vitit 2012 dhe të krijojmë premisat për një model të ri zhvillimi” theksoi ministri i Financave Evangjellos Venizellos. Sipas ministrit në fund të vitit 2012 do të jetë mbuluar edhe deficiti 0,7% i objektivit financiar të këtij viti për të cilin është rënë dakord dhe nga ana e trojkës.
Rezervat e shprehura ndërkohë nga ana e komisionerit evropian për Ekonominë Oli Rehn, i cili foli për “masa të rëndësishme por jo të mjaftueshme”, shkaktuan një rënie të re të bursave, veçanërisht asaj të Athinës me -2,4%./Start/
2011-10-04 09:59