E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka uruar sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pas vizitës në Komunitetin Mysliman, Berisha ka uruar që sakrifica e çdo shqiptari t`I bëhet në rrugën e ndërtimit të të mirës.
 

"Këtë ditë të shenjtë dua t`iu dërgoj urimet e mira të gjithë besimtarëve myslimanë por të gjithë besimtarët e zotit. Uroj që sakrifica e çdo shqiptari, për vete, për fëmijët, për familjen, për shoqërinë t`i bëhet dritë në rrugën e ndërtimit të së mirës, të paqes, të shpresës dhe të ardhmes” ka theksuar Berisha.
 

Ai gjithashtu ka uruar që Kurban Bajrami tjetër t`i gjejë shqiptarët me një të ardhme më të begatë, më të mirë, më të sigurtë.
Ndërsa i pyetur për kongresin e PS-së, kryeministri Berisha preferoi të mos e komentojë atë pasi dita e sotme i përket besimtarëve dhe jo politikës.
 

“Sot është dita e hyjnëzimit, i sakrificës nuk është dita e politikës ndaj dhe komentet, lutjet, mendimet e mia shkojnë për zotin dhe për të gjithë ata që sakrifikojnë për një jetë më të mirë” ka theksuar Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›