E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami Rama genjen per xhamine e Tiranes

Ndertimi i xhamise nje genjeshter e perseritur e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Plani francez nuk e parashikon ndertimin e xhamise se re

Ndertimi i xhamise se re te Tiranes premtuar dy dite me pare nga kreu i Bashkise se Tiranes eshte nje genjeshter elektorale. Ministri i Puneve Publike dhe Transportit ka zgjedhur pikerisht diten kur festohej Kurban Bajrami per tu thene qytetareve dhe besimtareve myslimane se kryebashkiaku ka thene nje te pavertete pasi as plani francez nuk ka te parashikuar ndertimin e nje xhamie ne kryeqytet. Ministri Olldashi risolli ne kujtese edhe nje premtim te dhene ne vitin 2007 po nga zoti Rama per ndertimin e xhamise se Tiranes premtim i cili u be ne kohe fushate dhe nuk u mbajt. Ndaj sipas Olldashit premtimi rishtas i kryebashkiakut Rama behet edhe nje here per fushate elektorale. Kryetari i Bashkise se Tiranes doli dje dhe u premtoi besimtareve myslimane ndertimin e nje xhamie te re ne zonen mbrapa Pallatit te Kultures ne Tirane. Ne fakt per kedo qe ka nje eksperience mbi katervjecare ne shtyp mund ti kujtohet fare mire qe ky eshte nje premtim qe kryetari i bashkise e ka bere edhe kater vjet me pare ekzaktesisht ne vitin 2007 dhe ekzaktesisht perpara fushates se zgjedhjeve vendore. Pra nuk eshte nje premtim i ri i z. Rama por eshte perseritje ciklike e nje premtimi te bere prej vitesh dhe te pambajtur - deklaroi ministri Olldashi. Por duke u ndalur ne projektin konkret te planit francez Olldashi sqaroi per median se ky plan nuk parashikon ndertimin e nje xhamie. Per ta bere me konkrete situaten une kerkova qe ju te vinit ketu sot per te pare vete se cfare parashikon plani francez i qendres ne zonen mbrapa Pallatit te Kultures. N.q.s. shikoni mbrapa Pallatit te Kultures jane te parashikuara dy kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise per cilindo njeri normal nuk ngjajne me minare ngjajne me kulla dhe ngjitur me to ne zonen e disko Albanias qe edhe kjo u lakua si zona e mundshme potenciale e ndertimit te xhamise ka nje qender tregtare. N.q.s. nuk mjafton forma e maketit per te kuptuar qe aty kemi te bejme me kullat 84 m te larta dhe me qender tregtare ne mund tu referohemi konkretisht dokumenteve te planit - ka treguar me detaje ministri Olldashi. Ai ka bere publik dokumentacionin qe shoqeron planin francez te qendres se Tiranes ku ben pjese plani i miratuar ne KRRTRSH zona e sheshit Skenderbej Pallati ekzistues i Kultures zona mbrapa e shenuar me blu zona e disko Albanias dhe zona e pjeses se lulishtes pas Pallatit te Kultures. N.q.s. i referohemi legjendes se planit francez kemi Aktivitete tregtare dhe private. Duke treguar planin me nje maket te detajuar Olldashi ka sqaruar Per kedo eshte e qarte qe kemi te bejme me aktivitete tregtare dhe private aktivitet privat eshte kulla 84-kateshe aktivitet tregtar eshte godina 18.8 m e larte dhe eshte ne anesore te kulles dhe me sa di une xhamia nuk eshte as aktivitet privat as aktivitet tregtare. N.q.s. i referohemi projektplanit qe z. Rama ka depozituar por qe nuk eshte miratuar ende te pergjithshem rregullues te Tiranes dhe qe eshte harta ketu do te shikoni qe ne gjithe zonen gri nuk ka zonim te caktuar sepse i eshte referuar planit te qendres. Pra plani i pergjithshem rregullues qe bashkia ka paraqitur per miratim prane KRRTRSH-se zonen e qendres e le sikurse eshte ne planin francez - ka theksuar ministri Olldashi. Duke treguar dokumentacionin dhe maketin e planit francez per qendren e Tiranes ka sjelle ne vemendje te te gjitheve se Rama po i genjen qytetaret ashtu sic i genjeu 4 vite me pare ne prag te zgjedhjeve vendore.

Eumlshte krejt e qarte qe z. Rama ka genjyer ka genjyer sikurse i genjeu besimtaret myslimane kater vjet me pare. Ne te gjithe librat e shenjte genjeshtra eshte e denueshme.

Ne librin e kristianeve ne urdheresen e tete denohet genjeshtra. Ne librin e shenjte te myslimaneve genjeshtra denohet njesoj madje dhe me fort dhe po i kujtoj z. Rama qe meqenese jemi ne dite Bajrami dhe ai i genjeu myslimanet ne dite Bajrami ne suren 51 te Kuranit thuhet Qofshin mallkuar genjeshtaret - ka theksuar dje ministri Olldashi.

Reagimi/Bashkia Xhamia e parashikuar ne planin francez

Bashkia e Tiranes ka reaguar menjehere pas deklarates te bere nga ministri Olldashi lidhur ndertimin e xhamise ne Tirane pas Pallatit te Kultures. Ne kete reagim bashkia ka hedhur poshte ato cka deklaruar ministri Olldashi duke deklaruar se e verteta eshte ndryshe pasi plani francez per qendren e Tiranes e parashikon ndertimin e xhamise. Shpresoj qe te gjithe besimtaret myslimane te cilet ai i genjeu ne dite te shenjte ta mbajne mend kete gje. Trishtim i madh qe makina e baltes nuk pushon edhe ne kete dite te shenuar te paqes njerezore e te harmonise fetare Edhe me shume trishtim kur nje minister prish qetesine e kesaj dite per dicka qe ska si te mos e dije por ben sikur se kupton. Xhamia e re eshte e parashikuar ne planin francez dhe mbi ate plan qendron edhe angazhimi yne - thuhet ne deklaraten e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›