E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ngatërroi fenë me politikën

Tiranë (Start) - Kryeministri Sali Berisha ka komentuar pozicionin e liderit socialist në lëvizjen rinore të vitit 1990. Shefi i ekzekutivit u shpreh se Rama ishte një aktivist që erdhi vonë , por për shkak të disa kritereve radikale ose gjysëm radikale të vendosura nga PD dhe për shkak të lidhjeve të tij, kur nga njëra anë ishte nip i byrosë politike dhe ishte bir i Komitetit Qendror, nuk u pranua në lëvizje. "Ai krijoi një parti të çuditshme të quajtur Partia Kristiano Islamike. Me atë parti bëri një veprim jashtëzakonisht të mbrapshtë, sepse kërkuan të përziejnë fenë me partitë dhe me shtetin, por atëherë ndërhynë institucionet ndërkombëtare, institucionet e mëdha fetare të botës, pasi, feja, kisha, xhamia janë të ndara nga shteti. Edi Rama erdhi më vonë për t'iu bashkuar PD, por nuk e lejuan disa grupe, për ato probleme që kishte", tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›