"Kurban Bajrami", mbushet pallati sportit
Kurban Bajrami festohet me madheshti edhe ne Elbasan. Mbi 3 mije besimtare myslimane kane marre pjese dje heret ne mengjes, ne lutjen e organizuar ne Pallatin e Sportit "Tomor Sinani". Besimtaret jane pershendetur dhe uruar nga drejtues te myftinise dhe teologe islame, te cilet kane lexuar librin e shenjte te Kur'anit dhe kane mbajtur fjalimet e rastit. Myftiu i Elbasanit Agim Duka uroi besimtaret per nje vit te mbushur me paqe dhe harmoni. Ne fund, vellezerit myslimane jane perqafuar me njeri-tjetrin. Festa ka vazhduar me therjen e kurbaneve dhe me dreken e bollshme. Ne Elbasan vecohet fakti se pjese e festes jane bere edhe besimtare te feve te tjera.
F. Salliu
Peqin
Te denuarit falje Allahut per gabimet
Dhjetera te denuar besimtare myslimane ne burgun e sigurise se larte ne Peqin festuan dje Kurban Bajramin. Te denuarit kryen ritin e faljes para sheshit te xhamise qe funksionon ne kete institucion. Ne fjalen e mbajtur me kete rast teologu Behaudin Gashi iu drejtua te denuarve besimtare duke u thene se "besimi ne Allah do te sjelle me shume paqe dhe miresi ne te ardhmen per ju". Vete te denuarit u luten te penduar para Zotit, per gabimet qe kishin bere dhe kerkuan qe Allahu t'u ndricoje rrugen per me shume harmoni. Krahasuar me Bajramin e madh qe perkon me muajin e Ramazanit, ne festen e Kurban Bajramit ka pasur me shume te denuar besimtare.